• |
ide | kryesore

Futbollisti i Everton arrestohet për pedofili: nuk dihet identiteti, por është 31 vjeçar e në skuadër janë vetëm dy

-Instant, F1, Sport



Bota e futbollit anglez e jo vetëm është tronditur keq: sipas mediave britanike të premten në mbrëmje një lojtar i nivelit më të lartë të futbollit anglez u arrestua në Grande Manchester me akuzën për pedofili. Identiteti i futbollistit është ende i panjohur, por ai do të mësohet se është 31 vjeç, i martuar dhe titullar në ekipin e tij kombëtar, që është lënë i lirë me kusht. Në të njëjtën kohë Everton njoftoi se ata kishin pezulluar një nga lojtarët e tyre për shkak të hetimit të policisë: “Klubi do të vazhdojë të mbështesë autoritetet me hetimet e tyre dhe nuk do të lëshojë asnjë deklaratë të mëtejshme në këtë kohë”.

Nëse mosha e dhënë nga tabloidet është e saktë, alternativat vërtiten vetëm rreth dy lojtarëve që janë në organikën e Everton dhe janë 31 vjec. Bëhet fjalë për mesfushorin e qendrës Fabian Delph dhe mesfushorin ofensiv Gulfy Sigurdson. E pikërisht islandezi është i vetmi nga të dy që luan titular me kombëtaren e tij, duke e bërë të jetë i dyshuari kryesor.

Shumë pak detaje janë dhënë në lidhje me këtë çështje, por një burim i brendshëm i policisë për tabloidet ka zbuluar se “ata kanë gjetur disa objekte që u sekuestruan në shtëpinë e futbollistit”. Personi i akuzuar për krime shumë të rënda me një të mitur u mor në pyetje dhe më pas u la i lirë me kusht në pritje të hetimit të mëtejshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *