• |
ide | kryesore

Greqi/ Kërcënoi gruan dhe vajzën me hanxhar, arrestohet shqiptari

-Instant, Lajme



Një shqiptar 50-vjeç është arrestuar në Greqi për dhunë në familje. Ngjarja ka ndodhur në Heraklion, Kretë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari u arrestua në orët e para të mëngjesit në qendër të Heraklios, pasi sulmoi gruan dhe vajzën e tij.

Burri, duke mbajtur një hanxhar në duar, i sulmoi verbalisht dhe i kërcënoi pas sherrit në familje.

Disa minuta më pas ai u lokalizua nga policia dhe u arrestua, ndërsa iu gjet hanxhari në makinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *