• |
ide | kryesore

“Hysaj o krimb, Lazio është fashiste”: parrulla tronditëse kundër shqiptarit shpreh gjithë tërbimin e ultrasve

-Instant, F1, Sport



Zgjedhja e Elseid për të kënduar Bella Ciao në darkën e skuadrës, ku cdo lojtar i ri duhet të këndojë një këngë ka provokuar keq zemërimin e tifozëve ultras-të djathtë të Lazios, të cilët arritën aq larg sa të ekspozonin një banderolë të turpshme në rrugët e qytetit: “Hysaj o krimb, Lazio është fashiste”.

Një grup tifozësh në fakt u prezantua menjëherë përpara hotelit ku është akomoduar skuadra në grumbullim, duke detyruar Drejtorin Sportiv Igli Tare të shpjegojë situatën, për të ulur tensionin. Por presioni i ultrasve e ka bërë të vetën dhe të gjitha videot u zhdukën nga qarkullimi, u hoqën ose i detyruan ti heqin.

Klubi i Lazios ka reaguar duke dalë në mbrojtje të shqiptarit: “Është detyrë e Shoqërisë të mbrojë të teseruarin e vet dhe ta largojë atë nga instrumentalizimi personal dhe politik që sigurisht në këtë rast nuk kanë asnjë lidhje me kontekstin informal dhe miqësor në të cilin ndodhi episodi. Grumbullimi i skuadrës duhet të vazhdojë me angazhimin maksimal sportiv dhe në klimën e qetësisë që është frymuar deri më tani”, përfundon komunikata e Lazios.

Kapitulli më i keq i gjithë çështjes, megjithatë, është ai që u zhvillua të hënën në mbrëmje në veri të Romës, ku u shfaq një banderolë e turpshme e nënshkruar nga Ultras Lazio: “Hysaj o krimb, Lazio është fashiste”.



1 Comment

  1. Rregullohet kjo pune, ne ndeshjen e pare qe Hysaj do aktivizohet te vendose ne fanellen e vet foton e Duçes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *