• |
ide | kryesore

Në Francë janë të sigurtë: Griezmann në Torino e Dybala në Barcelonë

-Instant, Sport



Griezmann te Juventus dhe Dybala te Barcelona: zbulimi vjen nga Franca dhe është e bujshme. Sipas L’Equipe, blaugranat synojnë të propozojnë shkëmbimin me bardhezinjtë, pasi negociatat për ta kthyer francezin përsëri te Atletico Madrid, në këmbim të Saúl Ñíguez, janë bllokuar në orët e fundit.

Dybala është një i preferuar prej kohësh i drejtuesve katalanas dhe Griezmann duket se ka përfunduar mes atyre që mund të sakrifikohen për buxhetin, për të kursyer në veçanti te pagat. Ditët e fundit u duk i përmbushur kthimi i tij në skuadrën e Simeones, me Saúl të orientuar drejt Barcelonës, por Colchoneros tani po vlerësojnë oferta më të pasura dhe më konkrete nga Premier League për mesfushorin spanjoll. Sidoqoftë, e përditshmja franceze nuk zbilancohet dhe nënvizon se në këtë moment ajo e shkëmbimit mes sulmuesit francez dhe Joyas është vetëm një ide: asnjë propozim konkret nuk ka mbërritur ende në tryezën e Cherubinit i cili, siç dihet, po punon për rinovimin e kontratës së argjentinasit, i konsideruar një pedinë vendimtar nga Massimiliano Allegri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *