• |
ide | kryesore

Përfshihet nga flakët e zjarrit një apartament në Pogradec

-Instant, Lajme, Të fundit



Një apartament është përfshirë ditën e sotme nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 2 tek “Blloku Rinia” në qytetin e Pogradecit.

Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak se familjarët kanë harruar sobën ndezur. Fillimisht zjarri ka rënë në ambientet e kuzhinës për t’u përhapur më tej në apartament.

Mësohet se shërbimet zjarrfikëse janë njoftuar nga banorët e zonët të cilët kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë edhe izolimin e flakëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *