• |
ide | kryesore

Përfundon me sukses mbërritja e Jeff Bezos në hapësirë

-Instant, Paparazzi, Slider



Siç ishte parashikuar edhe më herët, miliarderi Jeff Bezos ka përfunduar me sukses një udhëtim prej 11 minutash në hapësirë.

Në një kapsulë të prodhuar nga kompania e tij ‘Blue Origin’ janë nisur Bezos, vëllai i tij, një adoleshent 18-vjeçar dhe dy persona të tjerë.

“Ta shohësh Tokën nga hapësira, është një gjë që ju ndryshon. Ju ndryshon marrëdhënien tuaj me këtë planet, me njerëzimin”,- tha Bezos për kanalin televiziv CBS.

Bezos ka themeluar kompaninë e tij hapësinore Blue Origin në vitin 2000, për të zhvilluar turizmin e fluturimit hapësinor.

Blue Origin pritet të nisë shitjen e biletave shpejt pas fluturimit të Bezos, por kompania nuk e ka zbuluar ende koston e një udhëtimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *