• |
ide | kryesore

Prince Harry nuk ka ndërmend ti jap fund ‘luftës’ me familjen mbretërore

-Instant, Paparazzi, Slider



Princi Harry duket se nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës me familjen mbretërore. Ai do të publikojë së shpejti një libër me të pathënat nga jeta e tij, i cili pritet të shkatojë një tërmet të madh brenda mbretërisë. Mediat e huaja kanë mësuar se prej një viti, Harry po bashkëpunon me gazetarin e famshëm dhe fituesin e çmimit Pulitzer, John Joseph Moehringer, për të shkruar librin e jetës.

Libri, aktualisht pa titull, thuhet se është shkruar pothuajse plotësisht dhe pritet të botohet në fund të vitit 2022. Thuhet se marrëveshja me shtëpinë botuese Penguin Random House kap vlerën e 20 milionë dollarëve. Kjo shifër nuk është konfirmuar ende, por mendohet se Harry do t’i dhurojë të ardhurat për bamirësi.

Harry do të ndajë për herë të parë përvoja nga jeta e tij, aventurat, humbjet dhe mësimet që ka marrë. Libri do të përmbajë gjithashtu rrëfime për jetën si anëtar i familjes mbretërore, ekspozimin ndaj publikut, shërbimin në ushtri dhe përvojën si baba.
Thuhet se në faqet e këtij libri, Harry do të japë dhe versionin e tij të Megxit dhe arsyen pse ai dhe Meghan Markle hoqën dorë nga rolet mbretërore duke u shpërngulur në anën tjetër të oqeanit. Duka i Sussex pritet të hedhë dritë mbi marrëdhëniet e trazuara me babanë e tij, Princin Charles dhe shkaqet e përçarjes së thellë me vëllain e tij më të madh, Princin William.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *