• |
ide | kryesore

U vrau të bijën 26-vjeçare, i dashuri grek mesazh familjarëve të viktimës: Ngushëllime dhe forcë

-Instant, Lajme, Të fundit

Ndonëse nuk ka ka kaluar shumë kohë nga vrasja tragjike e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch, një tjetër krim në çift ka tronditur opinionin grek. Një 30 vjeçar është akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij 26 vjeçe në Folegandros, të cilën e hodhi nga shkëmbi pas një zënke të momentit.  Më pas ai ka hyrë në ujë, por kur ka parë që e reja nuk lëvizte, është kthyer mbrapsht. Disa media raportuan se në fakt, vajza në ato momente kishte qenë pa ndjenja por gjallë, e nëse ai do ta nxirrte nga deti, ajo do të kishte shpëtuar. 30-vjeçari u prangos një ditë pas gjetjes së trupit të saj të pajetë dhe përpara hetuesve, e pranoi vrasjen.


I akuzuari për vrasje me paramendim të 26-vjeçares Garyfallia Psarakou kërkoi dhe mori një afat nga nëpunësi i gjykatës, në mënyrë që të përgatisë linjën e tij të mbrojtjes me avokatin Giannis Vlachos. Sipas mediave greke kur hyri në automjetin e patrullës së policisë për t’u transportuar përsëri në qendrën e paraburgimit, 30-vjeçari tha  “ngushëllime dhe forcë për familjen e Garyfallia”.


 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu