• |
ide | kryesore

Video/ Krevat anti-seks në Tokyo? Gjimnasti irlandez sqaron gjithçka… me provë

-Instant, Sport, Video



Olimpiada e Tokio 2020 në fakt synon të promovojë luftën kundër ndryshimit të klimës edhe në sport. Slogani ‘Të jemi më mirë së bashku – për planetin dhe njerëzit’ përmbledh strategjinë e Tokyo 2020 që synon të kontribuojë në arritjen e objektivëve të zhvillimit të qëndrueshëm. E në këtë pikë aty do të ketë nga medaljet e ‘ricikluara’, të bëra me pajisje të vjetra elektronike, te podiumet e bëra me plastikë të mbledhura në oqeane e deri te shtretërit e bërë nga kartoni, të konsideruara anti-seks.

Për këtë të fundit, Rhys McClenaghan, gjimnasti irlandez, ka një tjetër mendim. Ai ka postuar një video në rrjetet sociale në lidhje me shtretërit, të bërë nga materiali i riciklueshëm. “E vërtetë, ato janë bërë prej kartoni, por shikoni sa të fortë janë. Por nuk janë menduar të jenë anti-seks! Është një lajm i rremë, fake news!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *