• |
ide | kryesore

VIDEO/ Lamborghini dhe BMW-ja garë me 225 km/h në Fier-Vlorë, nuk i ndalen as policisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia gjobiti me 288 mijë lekë dy drejtues makinash që lëviznin me shpejtësi skëterrë në rrugën Fier-Vlorë.

Pamjet e publikuara nga policia tregojnë dy makina tip “Lamborghini” dhe “BMW” që i afrohen vendqëndrimit të patrullës me shpejtësi 225 kilometra në orë.

Makinat drejtoheshin nga persona me origjinë nga Kosova dhe rezidencë në Zvicër, të cilët nuk iu bindën as urdhrit për t’u ndaluar.

Sidoqoftë ata u ndaluan në qytetin e Vlorës nga punonjës të tjerë policie dhe u gjobitën 168 mijë lekë drejtuesi i “Lamborghini”-t dhe 120 mijë lekë drejtuesi i BMW-së.

I.B (40 vjeç) e drejtonte makinën “Lamborghini” pa targa, ndërsa M.N (36 vjeç) e ngiste makinën “BMW” pas tij ngjashëm me shpejtësi duke dhënë të mendohet se të dy po garonin bashkë.

Rruga Fier-Vlorë, e ndërtuar vitet e fundit sipas standardeve evropiane me korsi të gjera dhe trafikndarëse të larta ka si kufi shpejtësie 110 kilometrat në orë. Ajo është kthyer kohët e fundit në problem serioz pasi shumë drejtues makinash udhëtojnë me shpejtësi tej normave.

Më 25 qershor në një pjesë të kësaj rruge humbi tragjikisht jetën familja Gushi – dy prindërit Eduart e Silvana dhe vajzat Anastasia (14 vjeçe) dhe Eva (9 vjeçe).

Për shkak të kësaj tragjedie policia dhe bilancit prej 90 viktimash në 5 muaj, policia ka shtuar kontrollet ndërsa pak muaj më parë u miratua dhe ashpërsimi i Kodit Rrugor me gjoba edhe më të rënda për tejkalimin e shpejtësisë.



2 Comments

  1. Po ca gjobe jqj ne zvicer atij ja marrin lambon, edhe e fusin direkt ne burg edhe here tjeter kur te dali na 200 ore sociale

  2. Opozita është rreziku më i madh kombëtar që i cenohet shoqërisë shqiptare, sepse rrezikojmë që të kemi zotin Rama edhe për 4 vite të tjera. Në 3 dekadat e fundit, PS ka kaluar 4 breza, ndërsa PD, 0 breza. Tani nuk ka një subjekt që t’i bëjë kritika dhe i bën vetë. Opozita është e pabesueshme. Nuk është çështja te denoncimet, por personat që e përfaqësojnë opozitën. Kërkon drejtësi, por drejtësi nuk ka vetë, kërkon luftë kundër korrupsionit por është e krimbur vetë”Shpellkaret e salihut të shperndare neper euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *