• |
ide | kryesore

Vrau ish-bankierin italian në sy të gruas, shqiptari hesht para gjykatës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këtë të martë kanë dalë përpara gjykatës së Leçes shqiptari Paulin Meçaj dhe italiani Andrea Capone të arrestuarit për vrasjen e ish-bankierit mbrëmjen e së premtes 16 korrik, teksa tërhiqte para nga një ATM.

Dy të pandehurit në sallën e gjyqit kanë preferuar që të mos flasin ndërsa avokati i shqiptarit thotë se ky i fundit nuk ka qenë në gjenje të traumatizuar.

“Ata nuk u pyetën. Meçaj nuk është në gjendje të mirë dhe është shumë i traumatizuar. Ai sigurisht që po përjeton një tragjedi dhe duke marrë parasysh seriozitetin e fakteve, mendova se ishte e përshtatshme në këtë moment që të bëja që klienti im të ushtrojë të drejtën të mos përgjigjet ndërsa pret të shikojë të gjitha provat” avokati Luigi Rella.

Gjykata ndërkohë vendosi që të dy të akuzuarit t’i lërë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Lequiles në Leçe teksa Giovanni Caramuscio tërhiqte para nga një ATM.

Ai u qëllua me armë nga një person në sy të bashkëshortes. Më pas ata i morën paratë dhe u larguan. Për këtë ngjarje u ndalua shqiptari Paulin Meçaj dhe ditën e djeshme u arrestua Italiani Andrea Capone i cili u zbulua nga xhupi që kishte veshur dhe e kishte hedhur pranë vendngjarjes.

Ndërkohë pak ditë pas vrasjes së 69-vjeçarit, bashkëshortja e tij, Anna Quarta tregon momentet kur dy persona kanë qëlluar me një pistoletë Beretta ish-bankierin, i cili është rrëzuar menjëherë përtokë. /Panorama



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *