• |
ide | kryesore

Bilanc lufte nga aksidentet në vend/ 105 të vdekur në 6 muajt e parë të vitit 2021

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në gjashtë muajt e parë të vitit 2021, ka pasur një rritje prej 32,9% në krahasim me vitin e kaluar kur kishte masa kufizuese për shkak të Covid-19. Për rrjedhojë, në 6 muajt e parë janë numëruar 671 aksidente rrugore nga 505 aksidente të ndodhura në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020. Ndërsa numri i të aksidentuarve është 875 persona nga 656 persona në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020.

Sa i përket jetëve të humbura, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 105 persona nga 74 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, aksidentet rrugore, në 17,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 45,7 %, krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa në muajin Qershor 2021 numërohen 124 aksidente rrugore nga 115 aksidente të ndodhura në muajin Qershor 2020, duke u rritur me 7,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, thuhet në raportin e INSTAT.

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 161 persona nga 143 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë. Ndërsa numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 15 persona nga 16 persona të vdekur në muajin qershor të një vitit 2020.

Në muajin Qershor 2021, aksidentet rrugore, në 86,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 29,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.



3 Comments

  1. Kjo eshte shpifje. Kumanari e tra me gojen e tij se trendi eshte pozitiv dhe se Ai nuk eshte i shqetesuar per trendin.

  2. Si tha Teta Ollga fshataret shiten gomar e blene bicikleta, neve shqiptareve ne duket vetja kapedaner, edhe me e keqia jo se marin ne qafe veten por edhe te tjere qe ecin ne trotuare, me biciklete, apo edhe ne vija te bardha, ketu ska faj as shteti as policia, por neve vete qe sduam te dime per regulla,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *