• |
ide | kryesore

“Buxheti i tyre 30 milionë, ne 1 milion”: Duro bën bilancin e sfidës me Craiovan, ku edhe precedentët i ka kundër

-Instant, Sport



Nuk do ta ketë të lehtë Laçi në raundin e dytë të Conference League, kur përballë të ketë rumunët e Universitatea Craiova dhe kjo nuk u zbulua tani. Rumunët janë një skuadër me traditë, me diferenca të mëdha me bardhezinjtë, mbi të gjitha financiare. “Është një ndeshje e komplikuar, me një kundërshtar të një niveli shumë më të lartë se Podgorica – tha Duro -. Mjafton të mendosh se buxheti i tyre është 30 milionë euro ndërsa i yni 1 milion. E megjithatë do të bëjmë gjithcka kemi në mundësitë tona për të bërë një goditje tjetër e për tu kualifikuar në raundin e tretë”.

Në fakt, në Elbasan Arena, përballë rumunëve, Laci e gjen veten kundër favoritëve dhe precedentëve. Pikërisht kështu sepse sikur të mos mjaftojë statusi që përfaqëson Universitatea Craiova, për rumunët flasin edhe precedentët në ndeshjet e zhvilluara kundër formacioneve shqiptare. Universitatea e Craiovas kthehet të sfidojë një ekip shqiptar pas 20 vjetësh: herën e fundit ishte në Kupën Intertoto në 2001 kundër Bylis, që barazoi 3-3 në Rumani e u mund 0-1 në Ballsh. Edhe precedent tjetër, ai kundër Partizanit në 1990 i buzqeshi rumunëve me dy fitore 0-1 e 2-0, statistika që Laci do të mundohet ti dalë kundër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *