• |
ide | kryesore

Çpo ndodh mes trekëndëshit Kim-Kanye-Irina

-Instant, Paparazzi, Slider

Para disa ditësh u raportua se Kanye West dhe Irina Shayk ishin ndarë, pa e nisur mirë marrëdhënien mes tyre. Burime të sigurta për “Page Six” treguan se reperi i kërkoi modeles që të shkonte në Paris për një shfaqje mode me të, por ajo e ka refuzuar. Thuhej se Irina e sheh Kanye-n vetëm si mik dhe se nuk dëshiron që mediat të shkruajnë për ta.


Mirëpo këto lajme nuk janë aspak të vërteta dhe marrëdhënia mes dyshes vazhdon të jetë e fortë. Pavarësisht se Kanye është takuar së fundmi me ish-bashkëshorten Kim Kardashian, kjo gjë nuk ka ndikuar aspak në ndjenjat e tij ndaj Irina-s.


“Ata vazhdojnë të jenë në kontakt dhe Kanye e ka takuar Irina-n disa herë. Ai është shumë i interesuar për t’u takuar dhe për t’u parë më shumë me të”, kanë thënë disa burime për “E! News”.

Në të njëjtën kohë, Kanye West po ju kushton shumë vëmendje fëmijëve të tij, North, Saint, Chicago dhe Psalm. Gjatë fundjavës së shkuar ai u ribashkua me familjen e tij për një udhëtim në San Francisco, ku ata vizituan Muzeun e Artit Aziatik. Pavarësisht divorcit të tyre, Kim, Kanye dhe fëmijët e tyre dukeshin si një familje e madhe dhe e lumtur.

Megjithëse u dyshua se Kanye dhe Kim mund të jenë ribashkuar, kjo nuk është e vërteta, sepse siç e përmendëm Kanye është i lumtur në marrëdhënien e tij aktuale me Irina Shayk.

Irina Shayk dhe Kanye West kanë filluar lidhjen që prej ceremonisë përkujtimore për DMX.

Që atëherë kishte shenja që Yeezy dhe Irina kishin diçka bashkë, pasi ajo u pa e veshur me një këmishë përkujtimore për DMX para se të ishte në duart e publikut të gjerë. Kujtojmë se bluzat me porosi X janë projektuar nga Balenciaga dhe porositur nga marka Yeezy dhe Kanye ndihmoi në mbledhjen e mbi 1 milion dollarëve për familjen e DMX me fitimet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu