• |
ide | kryesore

PD në rreth vicioz

-Instant, 1, 2, Ide



Debati nëpër media, i shpërthyer edhe nga fjalimi i Mark Markut në Kongresin e fundit të PD-së, nuk mund të mos lidhet me pyetjen se si po sillen shqiptarët në këtë fazë të re të regjimit, që personalisht e konsideroj fazë hopi të rrezikshëm të politikës “krimi ndjell krimin”. Duke e thjeshtëzuar, do t’i ndaja bashkatdhetarët në katër kategori:

– në kategorinë e atyre që ndihen pjesë e regjimit dhe përfitimeve që ai u sjell dhe që, në një mënyrë apo tjetër, janë bërë pjesë e politikave “krimi ndjell krimin”,

– në kategorinë e të nënshtruarve që thonë se duhet të përshtatemi se s’ke çfarë bën;

– në atë të atyre që thonë se duhet të ikim për të ruajtur dinjitetin dhe të ardhmen e fëmijëve;

– në kategorinë e atyre që mendojnë se duhet të rezistojmë për ta ndryshuar këtë gjendje.

Brenda kategorisë së fundit meriton të analizohen në mënyrë të veçantë aktorët që pretendohet të sjellin ndryshimin, ku do të dalloja:

– partitë që i kam quajtur “të sistemit”,
– partitë apo lëvizjet “antisistem”,
– shoqërinë civile

Në këtë shkrim, duke u nisur edhe nga debatet pas Kongresit, do të analizoj gjendjen e PD-së.

* * *

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, brenda PD-së janë shfaqur dy rryma kryesore. Njëra përfaqësohet nga kryetari Basha dhe mbështetësit e tij që i mëshojnë tezës se zgjedhjet u manipuluan nga Rama me të vetët, se po të kishin qenë të lira opozita do të dilte fituese, pa mbajtur ndonjë përgjegjësi për humbjen. Tjetra është e ndarë midis atyre që fajësojnë Bashën, pa përmendur masakrën zgjedhore, dhe atyre që, gjithë duke theksuar masakrën zgjedhore, e akuzojnë kryetarin se nuk arriti të bashkojë, mobilizojë e frymëzojë sa duhet njerëzit për të votuar dhe për të mbrojtur votën.

Ajo që vihet re është se në këtë debat grupi i parë e përqendron diskursin tek individi Edi Rama si shkaktar i humbjes së PD-së, kurse i dyti tek individi Lulzim Basha, duke mos prekur thuajse fare një çështje, sipas meje themelore, që kërkon thellim dhe analizë serioze nëse vërtet PD synon të ndryshojë veten për të ndryshuar Shqipërinë. Duke rimarrë një metaforë që e kam përdorur më herët – ku e krahasoj sistemin/regjimin me një ndërtesë trekatëshe dhe bodrumin – gjykoj se sot kemi hyrë në një fazë të re që e bën thuajse të pamundur atë që ka ndodhur deri më 2013: rrotacionin në katin e tretë të ndërtesës së regjimit pa prekur katet e mëposhtme të saj. Kjo sepse katet e mëposhtme, d.m.th., ai i mediave të oligarkëve në katin e dytë, ai i oligarkisë në katin e parë si dhe “krimi i organizuar” në bodrum, janë bërë thuajse një me partinë e vetme në pushtet, kështu që nëse loja e zgjedhjeve luhet me dhe për lojtarët brenda kësaj ndërtese, shanset e opozitës për të arritur rrotacion janë afër zeros.

P Template

Nëse pranojmë se është kështu, siç besoj, ideja se PD-ja humbi/humb pasi Luli është i paaftë apo fle gjumë (ashtu sikurse ajo se Rama është i aftë dhe se fiton pasi zgjohet që në orën 5 të mëngjesit) është tejet reduktive, dhe, dashur pa dashur, i shërben sistemit për të vënë në gjumë shqiptarët që të mos shohin se shkaku i vërtetë pse opozita nuk sjell dot ndryshim në Shqipëri është ai.

Për hir të së vërtetës, opozita i është afruar – në mënyrë hileqare – kësaj teze kur la Parlamentin dhe deklaroi se nuk mund të shërbente më si fasadë e një regjimi. Them “hileqare”, pasi edhe fliste për regjim, edhe e reduktonte këtë në vullnetin e mbrapshtë të një individi si Rama pa e lidhur me tërë strukturat e kateve të poshtme të ndërtesës. Kuptohet se kjo hile kishte arsyet e veta. PD nuk donte, apo nuk ishte në gjendje, të prekte gjithë ndërtesën pasi, duke qenë parti e ndërtuar brenda saj, nuk shkëputej dot nga oligarkët dhe mediat e tyre për dhe me të cilët kishte punuar më herët, por edhe për shkak se nuk e shihte realiste arritjen e rrotacionit në zyrat e katin e tretë nëse kateve të tjera do t’u jepte sinjalin se do të punonte kundër tyre. Në fakt, këtë “mësim” PD e kishte marrë që në zgjedhjet e vitit 2017 kur në vend se të rritej qoftë edhe pak si opozitë në krahasim me 2013-tën e pa veten, paradoksalisht, të vetmen parti që humbi vota në krahasim me tri partitë e sistemit në pushtet. Prandaj, edhe në zgjedhjet e fundit, thellë-thellë, pavarësisht disa retorikave kundër oligarkëve dhe krimit të organizuar, ajo shpresonte të kthehej në pushtet në një ndërtesë ashtu siç ajo ishte kur e mori Rama në 2013, kur oligarkët dhe mediat ishin të ndarë midis partive kryesore kurse krimi i organizuar ishte dhe ai më i ndarë dhe jo kaq vendimtar sa tani në ekonominë, mediat dhe politikën e vendit. Mjafton të shikosh se një pjesë e mirë e kandidatëve të PDsë këtë vit janë përzgjedhur mbi kriterin e vjetër të sistemit: pra, duke tërhequr të pasurit që investojnë me shpresë se dalja deputet apo marrja e pushtetit do t’u krijojë më shumë mundësi për bizneset e tyre dhe jo pse aspirojnë të përfaqësojnë interesat e viktimave të këtij regjimi, për tu bindur për këtë.

Personalisht e kam mbështetur kthimin në gjendjen e vitit 2013 me logjikën pragmatiste (më mirë tri banda se një) duke argumentuar se kjo mund të shërbente si një frenim i përshpejtimit që i ka dhënë Rama makinerisë se “krimi ndjell krimin” dhe si mundësi kthese; por zgjedhjet konfirmuan se lojtarët e kateve poshtë, me të cilët më herët opozita ka luajtur në kushte pak a shumë të barabarta, tani luajnë thuajse të gjithë me bandën e Ramës (fatkeqësisht së bashku me arbitrin ndërkombëtar).

Ndërkaq, shqiptarëve të shumtë që janë viktima të këtij regjimi, materialisht dhe moralisht, sikurse e tha edhe Mark Marku, pak u intereson nëse ndodh mrekullia e PD-ja fiton zyrën e Kryeministrit në katin e tretë nëse jeta e tyre nuk ndryshon. Sipas meje, ky ndryshim mund të vijë vetëm mbi një projekt të premtimit të çmontimit të ndërtesës, d.m.th., që do ta çonte krimin e organizuar në burg, bizneset e oligarkëve në tregun e lirë të bazuar mbi meritat, kurse mediat nga instrumente të tyre do t’i kthente në mjete investigimi e denoncimi të krimeve të tyre? Kjo nuk mund të mos të të çojë tek ideja se për të realizuar këtë projekt, PD, si parti e sistemit, duhet të nxjerrë të paktën kokën, njërën dorë dhe njërën këmbë nga ndërtesa e sistemit për t’i lidhur ato me viktimat e tij dhe për të punuar me to për çmontimin e saj. Mirëpo, kjo çon te problemi tjetër, për të cilin fola më lart: i gjarprit që kafshon bishtin e tij, pasi kjo parti e sistemit, në një mënyrë apo tjetër, direkt apo indirekt, e ka shumicën e aktorëve të saj, duke përfshirë edhe kryetarin, të lidhur mendërisht dhe materialisht me sistemin.

Vështirësia për ta gjetur rrugën e daljes nga ky rreth vicioz është ekstreme, por meqenëse bëhet fjalë për hapjen e një debati, gjykoj se asnjë shpresë për ndryshim të vërtetë nuk mund të ketë nëse ky nuk përqendrohet në këtë çështje.

 “Panorama.al



21 Comments

  1. e vetmja gjë që solli Kuvendi Kombëtar është duartrokitja pro Berishës dhe kundër SHBA-ve. Sipas tij duartroket antiamerikane erdhën si një skenar i përgatitur.

  2. Opozita është rreziku më i madh kombëtar që i cenohet shoqërisë shqiptare, sepse rrezikojmë që të kemi zotin Rama edhe për 4 vite të tjera. Në 3 dekadat e fundit, PS ka kaluar 4 breza, ndërsa PD, 0 breza. Tani nuk ka një subjekt që t’i bëjë kritika dhe i bën vetë. Opozita është e pabesueshme. Nuk është çështja te denoncimet, por personat që e përfaqësojnë opozitën. Kërkon drejtësi, por drejtësi nuk ka vetë, kërkon luftë kundër korrupsionit por është e krimbur vetë”

  3. gjykoj se sot kemi hyrë në një fazë të re që e bën thuajse të pamundur atë që ka ndodhur deri më 2013: rrotacionin

    Sepse katet e mëposhtme, d.m.th., ai i mediave të oligarkëve në katin e dytë, ai i oligarkisë në katin e parë si dhe “krimi i organizuar” në bodrum, janë bërë thuajse një me partinë e vetme në pushtet, JANE BERE NJE!

    kështu që nëse loja e zgjedhjeve luhet me dhe për lojtarët brenda kësaj ndërtese, shanset e opozitës për të arritur rrotacion janë afër zeros.
    ZERO

    Sakte lubonja

    Duhet qasje e shumanshme . ose nese USA/BE i thone rames te pirdhet si Gruevskit

  4. PD ka dhënë shenja se mund të kthehet edhe në një organizatë të dhunshme, ose celulë antiamerikane- mjaft që zhysë në gropë veprën mizore të shefit. Sa kohë që PD ndodhej në pushtet, në vendin tonë janë kryer grushte shteti, luftë civile, trafik karburantesh dhe armësh, vrasje kundërshtarësh politik, burgosje gazetarësh, djegie të redaksive të gazetave, vrasje protestuesish antikorrupsion, vjedhje hapur në dritë të diellit, uzurpim tokash dhe pasurie kombëtare nga familja e padronit…

    A do të nisë të flasë rojtari i radhës së parë?
    Për shembull, Tritan Shehu, a do të flasë.

  5. YMER GELBAZA KELLIRA JA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE LAL DHJERIT thotë:

    Zoti Lubonja Qka mendoni kur YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOUSE SI KRISTAQI JA PALLOJ GRUAN EDIT DHE E SOLLI NE JETE GREG KRISTAQ RAMEN,DHE TANI YMERI ME SHUME E MBAN LLAPEN NE BYTH TE EDI RAMES SE SA NE GOJE TE TIJ

  6. ZOTI LUBONJA KAM NJE PYETJE,CILI ESHTE ME SURRAT SHEMTUAR ?1 YMER GELBAZA KELLIRA 2 FRROK CUPI 3 KOL SALLAKU SKYPE DHE 4 MUHAMED VELIU?

  7. Pd eshte berisha dhe berisha eshte pd.Kjo eshte e gjitha ,muhabetet e tjera te bejne te dhjesesh ne breke nga e qeshura kur I degjon.

  8. Andi Lila thotë se mes ish-kreut historik të PD-së, Sali Berisha dhe kreut aktual, Lulzim Basha, i preferuari i Lilës është Basha.

    Ai thekson se me Berishën nuk ka pasur kurrë komunikim, ndërsa me Bashën kjo ka ndodhur dhe e konsideron këtë të fundit lider dhe kapitenin e anijes së PD-së.

  9. Une te shikoj dhe te lexoj me endje z.Lubonja . Por asgje nga ato qe ti thua nuk qendron . Jo per fajin tend por sepse ketu nuk ka vlere asnje ligj i fizikes , asnje ligj i ekonomise , asnje postulat e asnje aksiom e jo me te kete vlere nje analize qe ne fund te fundit eshte vetem nje parashikim i mundshem . Ketu nuk jane as nje e as dy , as dy dhe as tre kate , ketu korrupsioni e ka mbytur edhe vete sistemin edhe antisistemin , ketu padrejtesia ka arritur ne shkallen superiore relative , ketu krimi komandon drejtesine , ketu injoranca eshte bere profesor doktor dhe komandon gjithe universitetet , ketu njerezia iken nga syte kembet e sa me larg ketij vendi dhe i gjati ine na flet per parajsen , ketu bie kerkesa rritet oferta . Tani me thuaj a ja vlen te arsyetosh me nje shurdh , me nje te verber dhe me nje memec ? Ti ke nje shprehje te bukur , ajte ku nuk degjohet fjala arsyeton palla(shpata) . Nuk mendon se ka ardhur koha e shpates ? A nuk mendon se ka ardhur koha e revolucionit dhe revolucionarizimit te gjithçkaje ne kete vend , pa perjashtuar edhe revolucionin e mirefillt allafrancez ? Te jesh I sigurt se nuk na nevojiten 25 vjet , e as 60 mije koka te prera . Mjaftojne me pak se 25 dite dhe me pak se 60 koka te prera qe ky vend jo vetem te futet ne hulli por te marri start drejt prosperitetit tamam si starti i nje anije kozmike . Do ta shikoni dhe kuptoni se jane vetem pese kokrra te qelbura qe kane koken andej nga duhet te kishin b*then qe po e drejtojne dhe po e çojne kete vend drejt vetshkaterrimit . Do ta shikoni dhe kuptoni qe ky eshte vendi me i mrekullueshem dhe me i bollekshem ne bote dhe jo ai vendi i derisotem qe eshte bere i pajetueshem per faj te keture te marreve .
    Nese mendon se ky soj politikanesh do te nderroj mendje apo do beje “mea culpa” gabohesh . Nese mendon se kjo klase e shthurur dhe keqedashese politikanesh do te vere ment nga analizat e tua dhe te disa te tjereve , gabohesh . Keta nuk kane per te hequr dore nga pushteti dhe paraja derisa te mos ja presim ne kembe e duar bashke , keta jane kail te ecin edhe mbi kufoma vetem e vetem per te mos humbur ofiqet e tyre . Tashme e kemi kuptuar se edhe rotacionet thjeshte kane ndryshuar xhepat dhe menderet e pushtetareve por perfundimi ka qene gjithmone i njejte dhe do te jete i tille pa u marre nje rruge radikale dhe e menjehershme e zgjidhjes se perhershme . Duhet qe pjesa me e mire dhe me e afte e ketij vendi te marri drejtimin e ketij radikalizimi .
    Arsyeja ne kete vend ka kohe qe eshte arratisur , e verteta ka shekuj qe eshte e burgosur , kriminelet dhe injorantet kane pothuajse nje shekull qe kane marre freret ne dore . Do ti leme akoma te na perçmojne dhe poshterojne ? Analizat jane te mira kur ato degjohen dhe implementohen , por a ja vlen kjo analize ne nje vend qe drejtohet nga pseudo shurdhmemec qe nuk duan te te degjojne ? A ja vlen nje analize si e jotja ne nje vend ku gjithçka behet anapolla ? A ja vlen nje analize si e jotja ne nje vend ku çdo ligj i natyres nuk ka vlere ? A ja vlen analiza kur pozita dhe opozita bashpeunojne me njera-tjetren per tja futur popullit ?
    Boll me me analiza , boll me me teori , eshte koha per veprim . Gjerat jane kokolepsur aq keq dhe deri ne ate fare feje saqe nuk ka burrnone me i dhene dum . Eshte bere si nyja gordiane , nuk zbehet po nuk e preve me shpate ate nyje , ate kokolepsje te se keqes .Gota ka kohe qe po derdhet , poshterimi nuk pranohet kurre .

    Nese do qe pasqyra te te buzeqesh atehere shikoje duke i buzeqeshur .
    Nese do lirin , rrembe pallen .
    Nese do familjen dhe vendin tend , nese do te ardhmen e femijeve te tu , ngrihu .
    Revolucioni eshte zgjidhja .

  10. Nëse deri më sot, Basha i ka gënjyer militantët me djegie mandatesh, bojkot zgjedhjesh, pastaj me zgjedhje të parakohshme e fitore zgjedhjesh, tani po i gënjen duke u thënë “mos u mërzisni se do të zihet Erjoni me Edin, Petrua me Armandon, Taulanti me Damjanin, Elisa me Oltën, Braçja me Peleshin…dhe kështu do të vijmë në pushtet”.O dashnorja lubonjes e provoje salihu e lulushi revolucionin por ne pidh të semes maloke shkuan

  11. Më vjen keq që humbasim kohë të gjithë. E kam fjalën për analistët dhe komentuesit e sinqertë nëpër media. Zgjidhja në Shqipëri, nuk mund të vijë nga brenda. Jo që jo nga Basha, Berisha, Rama dhe kryehajdutët e tjerë të këtij vendi. E vetmja mundësi është një ndërhyrje vendimtare nga jashtë. Deri sot ndërkombëtarët po përpiqen me mënyra jo efikase. Duhet kaluar në një Protektorat të plotë ku Rendin dhe Drejtësinë t’a komandojnë BE dhe SHBA.
    Përndryshe do të sillemi vërdallë edhe nja 100 vjet a më shumë..

  12. Sipas burimeve nga Thesari i Shtetit, Eli Fara, nga muaji janar 2006, deri në muajin gusht 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes “Drejtore Inovacinosh”. Më pas kur ministri Fatmir Mejdiu, kaloi në postin e radhës, zgjodhi që ta kishte në të njëjtin staf.

    Pasi u zgjodh si ministër Mjedisi, e emëroi këngëtaren si “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale”.

    Përveç rrogës, Fara ka lëvizur disa herë jashtë vendit me pretendimin për “udhëtime pune”. Sipas sistemit “TIMS” të viteve 2006-2013, rezulton se ministri Fatmir Mediu dhe vartësja e tij Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 raste të tjerë sërish bashkë në vendet e Bashkimit Europian

  13. E mor ToSo ti qofsh e rrofsh , se me dhjet gazit me keto ligjeratat e tua par politiken shqiptare.
    po i nder do te kerkoja , nje ligjerate per cicat e EnCes po ta beje , me kenaqesi do ta lexoja.

  14. Në vitin 2017, “Luli ishte i keq”, ndërsa në vitin 2021 qenka bërë “i mirë”, sepse i dha një karrige deputeti Tomor Alizotit.

    Por, çfarë deklaronte për Lulzim Bashën, në vitin 2017, Tomor Alizoti.

    Ky i fundit, në atë kohë nuk kursente akuzat për Lulzim Bashën, të cilit i kërkonte llogari për marrëveshjen e 17 majit me kryeministrin Edi Rama dhe pse i gënjeu demokratët duke i mbajtur për rreth tre muaj në çadër.Ka lidhje me pidhin e mamit tend o shpellkare i salihut

  15. Fatos Lubonja:

    Opozita e bedelit te Saliut Lulzim Basha nuk do kallauz me shkrime si carcafe fillozofike qe te mesojne shqyptaret se ky bedel i paafte nuk vlen dy aspra si Kryeopozitar, sepse mjafton te freskojme kujtesen qe te dale ashiqare se Lulzim Basha eshte po aq i korruptuar sa Edi Rama. Hajnia ne Rrugen e Kombit ku hajduteria e Sali Berishes me bedelin e tij, minister i transportit qe arriti ne disa qindra milione dollare ate kohe mbulohej me propagande patriotike e kamufluar me finte enveriste: “Kush del kunder Rruges se Kombit eshte Armik!”. Drejtesia dhe Prokuroria e Ina Rames e ndoqi Lulzim Bashen per hajnine e pare, por bedeli i Saliut i shptetoi ndeshkimit me finte enveriste me ane te nje raporti mjekesor dhe sepse Ina Rama vonoi me qellim dosjen e tij.

    LULZIM BASHA VRAU NE 21 JANAR NJEREZ TE PAFAJSHEM ME URDHERIN E SALI BERISHES

    dhe:

    Deri me sot nuk ka shfaqur asnje pendese per krimine tij vrastar, prandaj edhe pergjigja e shkrimit tend te gjate foillozofik eshte shume e thjeshte:

    KUSH ESHTE AI OPOZITAR I NDERSHEM QE MUND TE VOTOJE PER KRIMINELIN LULZIM BASHA?

  16. . Pas 17 majit 2017, njerzit e afert te Bashes moren demshperblim 15 milione euro per nje kulle te shembur nga qeveria Rama ne Ujin e Ftohte ne Vlore. Pas 25 prillit 2021, ne media qarkullojne lajme per pjesemarrjen e nje firme te kunatit te Bashes ne skemen 2 miliard euro te ndertimit te portit turistik te Durresit. Nderkohe, qarkullojne edhe zera ne hollet e hoteleve per interesa te kryqezuara me “oligarke” te te dyja kraheve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *