• |
ide | kryesore

Hungaria nuk tërhiqet ndaj BE-së, Orban hedh në referenduam ligjin anti-LGBT

-Instant, Arkiva, Planet
Rusia



Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka njoftuar ditën e sëotme për mbajtjen e një referendumi për ligjin që i ndalon në shkolla materialet që shihen si promovim i homoseksualizmit dhe ndryshimit të gjinisë.

Komisioni Evropian javën e kaluar nisi masa ligjore kundër këtij legjislacioni. Nëse procedurat ligjore zbatohen deri në fund, Brukseli mund t’i pezullojë fondet për Hungarinë

“Në pyetje është e ardhmja e fëmijëve tanë, prandaj nuk mund të lëshojmë pe në këtë çështje. Në të kaluarën, Brukseli qartazi e ka sulmuar Hungarinë për ligjin e saj për mbrojtjen e fëmijëve. Ligjet hungareze nuk lejojnë propagandë seksuale në çerdhe, shkolla, televizione apo reklama”- tha kryeministri hungarez.

Ai nuk përmendi ndonjë datë për mbajtjen e referendumit rreth ligjit anti-LGBT, por tha se në fletën e shprehjes së qëndrimeve do të shtrohen pesë pyetje për qytetarët.

Komisioni Evropian nuk e komentoi menjëherë deklaratën e Orbanit. Sidoqoftë, në një samit të muajit të kaluar, udhëheqësit evropianë e kritikuan ashpër legjislacionin e ri hungarez, duke thënë se ai paraqet diskriminim kundër personave homoseksualë dhe transgjinorë.



3 Comments

  1. Po ta hedhesh ne referendum nuk besoj se ka vend ne bote ku do votohej pro ketij materiali sepse mbi 90% e njerezve jane normale,straight. Keto nisma behet me justifikimin parimor qe duhet t’i japim nje sens sigurie dhe barazie asaj pakice qe jane homoseksuale gjenuine(nese ka te tille) dhe me qellimin malinj per t’i shtyre te gjithe te tjeret per ta pare gjinine si spekter, ne kuptimin qe mos e ndjejne te nevojshme te zhvillojne ato karakteristika qe promovojne ndarjen e prere mes sekseve. Viktima e projektuar eshte sigurisht mashkulloriteti sepse eshte me e veshtire te zhvillosh ato karakteristika psiko-sociale aq te rendesishme qe asociohen me mashkulloriterin ne nje mjedis qe nuk te suporton, por perkundrazi te sulmon apo dhe tall . Te behesh burre eshte nderkohe e veshtire. Kjo eshte nje axhende qe filloi nga urrejta per meshkujt por qe se fundmi po kthehet edhe kunder femrave me synimin per t’i dhene fund modelit binar gjinor ne favor te dickaje te padefinuar. Pasojat e para ne perendim jane dhene dhe duken ne faktin qe meshkujt e rinj jane ne mase jashte tregut te punes dhe nuk marrin pergjegjesi familjare. Praktikisht vlerat borgjeze qe e ben perendimin kete qe eshte po vdesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *