• |
ide | kryesore

I gjendet kokainë në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka arrestuar një 46-vjeçar, pasi iu gjet kokainë në banesë. Sipas uniformave blu është prangosur D. H., 46 vjeç, banues në Vlorë. 46-vjeçarit gjatë kontrollit të policisë i janë gjetur 10 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

“Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Bashkimi”, gjatë kontrollit personal dhe kontrollit të ushtruar në banesës e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 10 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë,” thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *