• |
ide | kryesore

Jepet vendimi për Fjolla Morinën

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e sigurisë 40 ditë paraburgim për Fjolla Morinën me dyshimin për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit. Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar. Këtë vendim e mori ditën e sotme gjyqtari i procedurës paraprake Agim Kuçi, në prezencën e prokurores Javorka Prilincevic, të pandehurës Fjolla Morina dhe avokatëve të saj, Fehmije Gashi-Bytyqi dhe Fanol Krasniqi. Fjolla Morina u arrestua dy ditë më parë në dyqanin e saj në Prishtinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Kjo vjen si pasojë e arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u kap me dy armë në makinë, teksa shoqërohej edhe nga bashkëshorti i saj, Fisnik Syla e një person i tretë.

Ndërkohë avokati i saj, Fanol Krasniqi, e përshkroi arrestimin e Fjollës para 2 ditëve si çnjerëzor.

“Fjolla Morina është arrestu në mënyrën më çnjerëzore të mundshme, pasi që te njejtes i dihet adresa e banimit, madje e njejta ka edhe nenshtetesi. Fjolla Morina nuk është thirrë paraprakisht që të intervistohet apo ti tregohet arsyeja e arrestimit. Ajo është arrestu para të gjithë lagjes.Ajo nuk pranoi asnjë urdheresë. Vetëm verbal “Kemi urdhëresë prej shtetit të Shqipërisë se është kërku ekstradimi për veprën të cilën je shpall fajtor”, u shpreh avokati i këngëtares gjatë një intervistë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *