• |
ide | kryesore

Mishi i kuq dhe i përpunuar lidhen me sëmundjen e zemrës sipas një studimi të fundit

-Instant, F1, Stil



Konsumimi i mishit tw viçit, qingjit, mishit të derrit dhe mishit të përpunuar do të rrisë rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës më vonë gjatë jetës, sipas një meta-analize të re të studimeve në mbi 1.4 milion njerëz që u ndoqën për 30 vjet.

E quajtur edhe sëmundja e arterieve koronare, gjendja është shkaku kryesor i vdekjes dhe paaftësisë në mbarë botën. Zhvillohet kur depozitat yndyrore të kolesterolit krijojnë grumbullim të pllakave në muret e arterieve që furnizojnë me gjak zemrën.

Rreziku për sëmundjen koronare të zemrës u rrit teksa sasia e mishit u rrit, sipas studimit të botuar të mërkurën në revistën Critical Reviews in Food Science and Nutrition.

Për çdo 50 gram viç, mish qingji dhe mish derri të ngrënë, rreziku i sëmundjes koronare të zemrës u rrit 9%. Një racion i rekomanduar i mishit është rreth 85 gram, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *