• |
ide | kryesore

Njohjet e reja të Kosovës përplasin Vuçiç me Erdogan

-Instant, Kryesore, Lajme

Deklarata e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se bashkë me presidentin e SHBA-së do të lobojnë për të sjellë njohje të reja për Kosovën, ka shkaktuar zemërime të madhe në Serbi.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se do të punojë për t’i sjellë Kosovës njohje të reja.


Siç raportoi agjencia e lajmeve Reuters, Erdogan u tha mediave turke se shpreson se çështjen e njohjes ndërkombëtare të Kosovës do ta hapë në bisedimet me presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë vjeshtë.


Erdogan tha se do të propozojë një axhendë të përbashkët mbi këtë çështje, për të rritur numrin e vendeve që e njohin Kosovën.

Ndërsa sot për këtë ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se vendi i tij “do të mbrohet”.

“Turqia është fuqi, Erdogan është lider i madh, unë jam i vogël dhe Serbia është më pak e rëndësishme, por nuk është aq e vogël që të mos mundohet të rezistojë, pasi po e mbrojmë veten. Kosova nuk është (tokë) turke, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë. Na mbetet ta mbrojmë”, ka thënë Vuçiç siças Koha.net.

Vuçiçka theksuar se shpreson që Erdogani do ta zbusë qëndrimin e tij që konsiston në lobimin për më shumë se 117 vendet që e kanë njohur deri më tani Kosovën.

Serbia, qysh në vitin 2017, po bën fushatë diplomatike për tërheqjen e njohjeve. Si pasojë e këtij lobimi, disa vende thuhet se i kanë ngrirë raportet e bashkëpunimit me Kosovën.

Por në Marrëveshjen e Trump në Uashingtonit më 4 shtator 2020, Vuçiç u zotua që ta ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, ndërsa Kosova ka marrë mbi vete obligimin që të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.

4 Comments

  1. Ti nuk je vetem i vogel, ti je nje kriminel lufte qe duhet te cohesh ne Der Hague per tu gjykuar si ish-minister i propagandes se kriminelit Miloshevic.
    Serbia nuk eshte vetem nje vend i vogel, Serbia ka qene, eshte dhe do te jete nje rrezik permanent, per vendet fqinje dhe per paqen ne Ballkan!
    Serbet nuk jane vetem te dobet, serbet jane ordi barbaresh, kriminele genetik, zaptues te zbritur nga stepat e Siberise qe kane vrare, zhdukur, djegur e shkretuar, shfarosur, popullsite vendase.
    Republika e Kosoves nuk eshte vetem, shqiptaret nuk jane vetem….KAQ!

  2. Kiji inatin po jepu hakun. Serbet jane popull shume vital dhe shume me nacionaliste se shqiptaret (fatkeqesisht kjo). Por problemi qendron diku tjeter. Problemi eshte gjeopolitik dhe Turqia po kerkon te zere ne Ballkan ato shtete per te cilat USA nuk ka interesimin e para dy dekadave. Natyrisht eshte edhe ne perplasje me influencen ruse ne Ballkan dhe keshtu kerkon mbeshtetjen USA per te patur epersi. Ne fakt Erdoanit nuk eshte se i intereson njohja e Kosoves, atij i intereson njohja e Turqise si protektore ne Ballkan dhe si zone ekonomike ne varesi. Nderkohe qe Kroacia, Sllovenia Bullgaria Rumania dhe Greqia jane pjese e BE, Serbia eshte “motra e vogel” e Rusise, Erdoan kerkon qe te beje “vellezer” shqiptaret nga te dyja anet e kufirit dhe nepermjet tyre te influencoje sadopak edhe ne Mal te Zi dhe ne MV per te krijuar ato qe gjermanet dikur i quanin “hapesira jetike” per perandorine turke qe po mundohet te ringjalle. Por te mos harrojme se ishte po kjo perandori qe para 150 vitesh e la Kosoven nen Serbine.

  3. Kush e ndaloi Skënderbeun që t’i bashkohet Hunyadit kundër turqve? Serbi, krajli!
    E vetmja gjë që bien dakord shkjau e turku është shkatërrimi i shqiptarëve!
    Think about it🤔

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu