• |
ide | kryesore

Pas heqjes së kryqit nga Katedralja e Shkodrës në videoklip kritikohet ashpër Capital T

-Instant, Paparazzi, Slider



Para 1 jave Capital T publikoi videoklipin e tij më të ri, “Buzëqeshje”. Por vetëm ditën e djeshme njerëzit vunë re se reperi kishte fshirë në klipin e tij kryqin në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, në të cilën është xhiruar ky projekt muzikor.

Në videoklip kryqi nuk shfaqet dhe disa nga fansat katolikë të Capital T nuk e pritën mirë këtë fakt. Madje pati kritika edhe nga fansat e tij të besimit myslimanë, të cilët shprehen se shqiptarët respektojnë çdo fe.
“S’e kuptoj se çfarë punë ju prish kryqi? Shqipëria është kjo, fatmirësisht me kryqe e minare, ça të bëjmë ti fshijmë?!”, komenton dikush në këngën e Capital T.
Pas gjithë kritikave që mori, Capital T u detyrua të jepte një sqarim. Ai shpjegon për gjithë fansat se në fakt nuk ka vendosur ai për ta hequr kryqin, por ka qenë një gabim i produksionit për të cilin ai nuk ka qenë në dijeni.
“Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, shkruan Capital T në sqarimin e tij.



2 Comments

  1. objektivi, paraja, mjeti /mekanizmi : BUJA/ fama . skenari eshte ky :

    1 CapT ben video dhe heq qellimisht kryqin ne shkoder
    2 nje i ekipit te CapT e ve re mungesen e kryqit dhe fillon nje debat ne rrjete sociale.
    3 sensibiliteti i ngjarjes e ben ceshtjen e dites
    4 capT publikisht pranon qe eshte nje gabim feminor i pafajshem

    perfundimi , u be buje . CapT doli burre i mire dhe do kete fitimin e vet nga kjo kenge qe u promovua kaq shume

    Nje pergezim per ekipin e PR te CapT. perzgjedhja e shkodres , vendit , mungesa e kryqit, pra ngjarjes dhe kohes se kurbanit , timing. Te persosur

    O lul basha merr keta te capital T per PR mer burre, mbete tu marr cifutet e rame

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *