• |
ide | kryesore

Protesta kundër vaksinimit me detyrim në Greqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rreth 2500 persona protestuan sonte në sheshin Sindagma në Greqi kundër vaksinimit dhe detyrimit për ta bërë atë sipas një vendimi të qeverisë greke, ndërsa pati përplasje edhe me policinë.

Me pankarta në duar protestuesit kërkuan që askush mos të detyrohet ta bëjë vaksinën, aq më tepër të penalizohet për kundërshtimin e tij për t‘u vaksinuar.
Mes protestuesve ndodhen edhe dhjetëra anëtarë të shoqatave fetare të cilët hedhin edhe teori kospiracioni lidhur me virusin dhe prejardhjen e tij.
E ndërsa sërish shifrat e të infektuarve mbeten frikshme, me rreth 3000 infektime në ditë, ekspertët e epidimiologjisë ngrenë alarmin për përhapje edhe më të madhe të covid, kryesisht mes të pa vaksinuarve.
Situata më alarmante ndodhet në Atikë,në Kretë ndërsa shifra të larta kanë edhe ishujt që janë edhe destinacionet kryesore turistike në vend.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *