• |
ide | kryesore

Rritja e rasteve/ Manastirliu: Jemi të shqetësuar nga rreziku i Deltës, vaksinohu

-Instant, Lajme, Të fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në zonën e Sukthit, në periferi të Durrësit, ku ka bërë apel për qytetarët të vaksinohen, për t’u mbrojtur nga Covid19, pasi sipas saj, vaksina mbron edhe nga variant i ri Delta. Manastirliu tha se janë 7 njësi të lëvizshme vaksinimi që operojnë kryesisht në Tiranë dhe Durrës, për të rritur mbulesën vaksinale.


Duke folur për rrezikun e përhapjes të variantit Delta, Manastirliu tha se është një moment për ndërgjegjësim, pasi vaksinimi nuk është vetëm përgjegjësi e strukturave shëndetësore, por edhe qytetarëve.


“Jemi të shqetësuar sepse rritja e rasteve, më pas sjell edhe rritje të hospitalizimeve e dhe kjo do të thotë që ne duhet të rrisim shumë vaksinimin, në mënyrë që të shmangim çdo rritje të hospitalizimeve dhe sigurisht që atë që ne nuk e duam, që janë fatalitetet. Ndaj pa asnjë hezitim, ftoj dhe një herë të gjithë qytetarët të mos e lënë për nesër vaksinën, të mos neglizhojnë në kryerjen e vaksinës sepse është jetëshpëtuese dhe na mbron të gjithëve”, tha Manastirliu.

 

4 Comments

  1. TEK NE NUK HUNE DELTA PO NUK I HAPI PORTEN PALLOSHI .
    KETU GJITHÇKA BEHET ME LEJEN DHE URDHERIN E TIJ .
    DELTA DUHET TE MARRI LEJE TEK PALLOSHI .
    PO KA GENJESHTAR QE E BESOJNE VETE TE PARET JENI JU KURVAT MAVI .
    ROPT KU TI KINI SE E DEGJENERUAT SHQIPERINE O KURVA TE LINDURA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu