• |
ide | kryesore

Shqipëri/ Asnjë humbje jete dhe 23 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Arkiva



Ka shënuar sërish rënie numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 23 raste pozitive, nga 43 që ishin një ditë më parë.

Lajm i mirë është se vijon të mos ketë asnjë humbje jete nga virusi i rrezikshëm, ndërsa janë shëruar edhe 11 të infektuar.

Sipas MSH, ‘Aktualisht janë 210 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë”.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 2516 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 23 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë dhe Has, 4 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Krujë, Kavajë, Lushnje, Sarandë.
Aktualisht janë 210 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,097 që nga fillimi i epidemisë”, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika (21 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,516

Testime totale 865,474
Raste pozitive 132,763
Raste të shëruara 130,097
Raste Aktive 210
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 91
Elbasan 21
Durrës 21
Vlorë 18
Kukës 16
Shkodër 14
Lezhë 13
Fier 11
Korçë 4
Gjirokastër 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *