• |
ide | kryesore

Temperaturat deri në 49°C, Dubai shpenzon miliona dollarë për të stimuluar reshje shiu me dron

-Instant, Lajme, Planet



Moti ekstrem ka goditur botën, dhe si rrjedhojeë disa vende po përmbyten ndërsa disa të tjera po “digjen” nga temperaturat e larta. Prej ditësh, Dubai po përjeton temperatura përvëluese që arritën në 49° Celsius. Në këto rrethana autoritetet janë përpjekur të gjejnë zgjedhje alternative për të përballuar vapën. Kësisoj, ata kanë krijuar “shi artificial” përmes dronëve të cilat lëshojnë ngarkesa elektrike në atmosferë në mënyrë që retë të grumbullohen dhe të prodhojnë reshjet e shiut.

Sistemi aktual që përdoret për të ndryshuar ngarkesën elektrike të reve po drejtohet nga studiuesit në Universitetin e Reading në Angli. Profesori Maarten Ambaum, i cili punoi në projekt, i tha BBC në mars se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mjaftueshëm re për të krijuar kushte të përshtatshme për shiun. Shërbimi meteorologjik i Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi në rrjet disa video nga reshjet e shiut të cilat sollën një sasi të madhe uji që vërshuan në rrugë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *