• |
ide | kryesore

Tenderi 2.8 miliard/ Naqellari refuzon ofertën e SPAK për t’u penduar, deklarohet e pafajshme

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u arrestuan për shkeljet në tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë për uniformat e policisë. Akuzat janë se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, atandryshuan rregullat e garës.

Në dosjen e SPAK thuhej se megjithëse sasia e materialeve të blera u ul me një shifër të konsiderueshme, 239 mijë njësi më pak, shifra prej 2.8 miliard lekësh nuk ndryshoi.

Por pas arrestimeve të zyrtarëve të ministrisë, shumëkush ngriti pyetjen: A mund të zhvillohej një tender i tillë, ku ishin në lojë 2.8 miliard lekë pa dijeninë e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, apo të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme në atë kohë, Plarent Ndrecaj?

Të dy këta i kishin dalë në mbrojtje procedurave të tenderit përballë akuzave të opozitës, madje Ndrecaj depozitoi edhe një padi për shpifje ndaj opozitës, me pretendimin se po hidhej baltë mbi institucionin.

Tenderi 2.8 miliard/ Kush gënjen Sandër Lleshaj apo Plarent Ndreca?

Për të shkuar në nivele më të larta arrestimesh, prokurorëve të SPAK u duhej një bashkëpuntor nga radhët e të arrestuarve, që do të tregonte nëse kishte pasur një dirigjim nga drejtuesit politikë të ministrisë, në kryerjen e procedurave të tenderit.

Në media u raportua se organi i akuzës iu ofroi statusin e bashkëpuntorit të drejtësisë për të paktën 2 nga të arrestuarve. Por nga dëshmia e publikuar sot nga gazetari Ermal Vija del se, njeriu kyç në tenderin e uniformave, Drejtoresha e Agjensisë së Blerjeve të Përqëndruara, Edlira Naqellari e ka refuzuar bashkëpunimin dhe është deklaruar e pafajshme, duke mbrojtur të gjitha procedurat e tenderit. Më poshtë është një pjesë e dëshmisë së saj, ku ajo i përgjigjet akuzave për uljen e numrit të artikujve, megjithëse fondi prej 2.8 miliard lekësh mbeti i njëjtë për tenderin. Naqellari thotë se ka zbatuar gjithmonë ligjin dhe se Policia e Shtetit kishte të drejtën që të bënte disa herë furnizime në bazë të nevojave të saj. Me pak fjalë, Naqellari merr mbi vete të gjithë përgjegjësinë për shkeljet në tender, nëse këto do të provohen në gjykatë, dhe ndryshe nga çfarë prisnin prokurorët, nuk ka rrëfyer për asnjë presion apo ndikim nga zyrtarët e lartë të Ministrisë.

Pjesë nga dëshmia e Edlira Naqellarit

Në lidhje me ndryshimin e fondit limit, mesa mbaj mend që ishte te pjesa e vendimit, fondi i përgjithshëm i marrëveshjes kuadër ka qenë i publikuar me datë 26.7.2019 në vlerën rreth 2 miliard e 800 milion lekë të reja pa TVSH dhe i tillë ka ngelur i pandryshuar deri në fund të procedurës dhe nënshkrimin e marrëveshjes kuadër. Marrëveshja kuadër nuk ka sasi fikse. Për më tepër vetë dokumenti marrëveshja kuadër e nënshkruar midis Agjencisë së blerjeve të përqendruara dhe operativ ekonomik fitues në një nen të saj parashikon që autoriteti kontraktor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit ka të drejtë të kontraktojë, të furnizohet më pak për disa artikuj, më shumë për disa të tjerë ose asnjë nga ato artikuj mallrash që janë të prokuruar. Edhe pretendimi për ndryshimin e sasive apo përshtatjen që ka bërë struktura e njësisë së prokurimit për përshtatjen e sasive është në përputhje të plotë me çfarë marrëveshja kuadër parashikon, sasi të pritshme, sasi orientuese, jo sasi fikse.
Në lidhje me situatën time, dua të sqaroj që kam njohuri shumë të mira në fushën e prokurimit publik që në vitin 2005. Nuk kam pasur asnjëherë asnjë lloj problematike në ushtrimin e detyrave të mia. Kam zbatuar gjithmonë ligjin dhe kështu ka qenë edhe rasti konkret. Situata që më është shkaktuar tani me kërkesën e prokurorit dhe me vendimin tuaj për arrestin me burg, nuk ka shqetësuar vetëm mua, nuk ka cenuar vetëm shëndetin apo gjendjen time psikologjike, por edhe atë të familjes time. Masa që është kërkuar dhe vendosur në rastin konkret është absurde, e paligjshme dhe nuk është e mbështetur në ligj, nuk ka asnjë argument, nuk ka asnjë fjalë apo fjali në ato akte që më janë vënë në dispozicion që unë të ngarkohem me një shkelje të caktuar ligjore. Secila strukturë që është përfshirë në procedurën e prokurimit ka kryer vetëm detyrën e saj në mënyrë të pavarur në zbatim të ligjit. Nga ana e të gjithë punonjësve ju garantoj për këtë, nuk është favorizuar askush, përkundrazi ju është dhënë mundësia për të marrë pjesë dhe për të ofertuar të gjithë. Nëse do të merrni dhe të shikoni statistikat niveli i pjesëmarrjes së operatorëve ekonomik është një procedurë shumë e lartë. Marrëveshja kuadër nuk sjell dëm ekonomik sepse me një afat dhe fond të caktuar, autoritetet kontraktore lidhin kontrata për aq sasi sa kanë nevojë në atë kohë kur kanë nevojë. Fondi i marrëveshjes kuadër nuk i është paguar fituesit. Brenda atij fondi sipas nevojave që do të kenë vetë punonjësit e policisë së shtetit do të lidhen kontrata rast pas rasti sipas nevojave të tyre specifike, brenda kësaj periudhe 4-vjeçare dhe kjo nuk do të thotë që fondi as do të tejkalohet dhe as do të realizohet i gjithi dhe as do të abuzohet me të.

Çfarë thanë Sandër Lleshaj dhe Plarent Ndreca për abuzimet me tenderin

Pas arrestimeve në zyrat e Ministrisë së Brendshme të dy mohuan dijeninë për shkeljet në tender. Si Sandër Lleshaj, ashtu edhe Plarent Ndreca, thanë se nuk dinë gjë. Lleshaj shpërndau një reagim për mediat, në të cilën shprehej: “Si Ministër i Brendshëm nuk kam pasur as ndonjë shtysë personale dhe mbi të gjitha kurrfarë autoriteti ligjor për të ndërhyrë në asnjë procedurë konkrete prokurimi të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve te Përqëndruara, përfshirë natyrisht edhe atë për uniformat e Policisë së Shtetit. Sistemi i prokurimit në Shqiperi ka autoritetet e veta te administrimit, të menaxhimit, të kontrollit dhe të ankimimit, ku ministri nuk ka rol”

Ish-sekretari i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndrecaj reagoi një ditë pas Lleshajt. Edhe ai tha se nuk dinte asgjë. “Unë nuk kam pasur dijeni mbi procedurat konkrete, pasi procedurat konkrete ndiqen nga një agjenci e krijuar me VKM të posacme, e cila ndjek të gjitha procedurat e prokurimeve në mënyrë të përëndruar për të gjithë institucionet shtetërore, jo vetëm për Ministrinë e Brendshme. Pra, unë nuk kam pasur dijeni proceduriale, për hapat proceduriale që mndodhin në këtë procedurë konkrete. Sigurisht që kam pasur dijeni në kuptimin e shpenzimit të fondit apo mundësisë për të ardhur uniformat në magazinat e policisë së shtetit pasi ishte një mall i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Në këtë kuptim kam pasur informacion a po ndodh. Kaq. Unë nuk kam pasur dijeni konkrete për hapat e kësaj procedure” u shpreh Ndrecaj.©Lapsi.al



16 Comments

    1. e kujton burgun si pushme ne plazh apo ashtu ja bejne tutoret . Kur ta shohe qe do i kthejne krahet e do ta rrasin brenda do ta kuptoje qe po ben gabimin e jetes !

      1. Endero me sy hap enderro. Pse kujt i kane kthe krahet deri tani?
        Edhe Tirja qe mori 8 000€ u lerua tashme.
        Ju te shkreteve ju genjen mendja, nuk e dini akoma qe kto e kane ber ligjin si kan dash, dhe me kte ligj qe eshte ne fuqi gjykata eshte e detyruar ti nxjerri te pa fajshem.
        Brenda ne burg tashem rrasen vetem fakiret qe kapen me 2 cigare hashash, apo ndonje qe po ben ndonje suvatim pa leje ne shtepine e vet.

        1. Ju qe flisni keshtu keni vetem nje qellim. Te trembni popullin me idene qe Rilindjes nuk ke c`i ben dhe keshtu seicili te ule koken dhe te shikoje bythen e tij. Me nje fjale ta bejme Edin perandor. Jo ore jo, ne kokerr te burgut do te veje, bile edhe shoket do ti tregoje!

  1. Jo po te pendohen po te duan. Kryerilindesi jua pret kembet, se kshu e ka zakon te thote kur bo si dickderr:).
    Futeni ate rojen e portes te MB se ai shkerdhat e ka bere gjithe kete pisllik me 28 milion dollare tender pa vene ne dijeni vartesit e tij, miinistrin Lleshi dhe sek. Pergj Ndreca?.

  2. PD ka dhënë shenja se mund të kthehet edhe në një organizatë të dhunshme, ose celulë antiamerikane- mjaft që zhysë në gropë veprën mizore të shefit. Sa kohë që PD ndodhej në pushtet, në vendin tonë janë kryer grushte shteti, luftë civile, trafik karburantesh dhe armësh, vrasje kundërshtarësh politik, burgosje gazetarësh, djegie të redaksive të gazetave, vrasje protestuesish antikorrupsion, vjedhje hapur në dritë të diellit, uzurpim tokash dhe pasurie kombëtare nga familja e padronit…

    A do të nisë të flasë rojtari i radhës së parë?
    Për shembull, Tritan Shehu, a do të flasë.

  3. Me kaq sa shkruhet ketu duket se keta prokurore mish derri nuk njohin ligjin e prokurimeve, ne kete rast marreveshjen kuader qe ne fakt ka nje natyre juridike atipike dhe vetmja gje qe ben te detyrueshme ne vija te trasha eshte furnizimi i organit me sasine e kerkuar te mallit apo sherbimeve, ne kohen e kerkuar, dhe ne sasine e kerkuar me cmim per njesi sic eshte percaktuar ne preventivin e ofertimit dhe kontrate. Ndoshta ulja e sasise referuese nese eshte bere mund te jete shkelje, por eshte nje shkelje qe ti nuk e provon dot qe sjell pasoje persa kohe cmimi per njesi nuk ka ndryshuar apo policia nuk ka pasur mangesi ne veshje. Keta duhet te merren me cmimet e fryra, cilesine e dobet dhe abuzimin me kriteret e tenderit si ne vendosje ashtu edhe ne vleresimin e firmes qe ka fituar. Nese kjo eshte e vetmja baze per akuzen ceshtja duket e bere per t’u varrosur.

  4. E ka mare premtimin qe do denohet me nje gjobe keshtu qe nuk e ruan fare per “drejtesine e re”. Ligji eshte bere qellimisht qe denohen nga gjobe deri 5 vjet burg keshtu qe vjedhjet nga drejtuesit e inst. ,ministrat dhe i “paperlyeri ” behen me ligj,E mbani mend Veli Myftarin ish zv. Minister i Brendshem per aferen e pashaportave. Milionat i mori ministri (i biri i Xhelil Gjonit) ,kurse Veliun e shkrete e thiren nga pushimet per te firmosur tenderin e kopsitur nga Ilir Gjoni. Veliu firmosi si dhe cfare donte ministri dhe shkoi ne burg per firmen e tij kurse parate e korrupsionit i hengri ministri specialist (sipas te ndjerit Pjeter Arbnori).

  5. Asnje nga ju nuk e kupton qe nuk eshte ceshtja se i ka bere nder shefit. Kesaj kurvickes i rrezikohet e ardhmja e gjithe familjes. Kjo eshte motra e k/gjyqtares se Gjykates se Lezhes, e cila si rast i vecante e kaloi vetingun pa ankim. Edhe pse kancelarja e gjykates dhe sekretarja e gjykates e akuzuan me prove se ishte e perfshire ne korrupsion dhe te rende madje, cuditerisht treshja e famshme e KPK e kaluan, por me e tmerrshmja qe as komisioneri nuk e ankimoi, edhe pse perfaqesuesi nderkombetar e sugjeroi per ankim.
    Perfundimisht e kane “Keshilluar” qe te mos digjet edhe motra ne sistem kjo te mos bashkepunoje dhe te deklarohet e pafajshme. Por duket qe eshte kurve pa norma, dmth “Baxhelle”. Gjkko ka nje detyre te rendesishme, jo per inat, por duke qene se kjo eshte koka e ketij korrupsioni galopant “le te themi ne letra”, por jo vetem, le ta kallin 25 vjet brenda …… dhe pastaj nderkohe ndofta i ben llogarite se si eshte me mire……..

  6. EDHE KETE HISTORI SPAKU DO TA KTHEJE NE SPEKTAKEL .
    DO DENOJE NJA DY QELBESIRA TE KVO DHE ATY MBYLLET GJITHÇKA .
    EDHE UNE JAM GATI TE BEJE NJA DY VJET BURG PER 1 APO 2 MILION EURO.
    ÇNDODHI ? HIÇGJE
    ÇA U BE ? PO HIÇGJE

  7. Andi Lila thotë se mes ish-kreut historik të PD-së, Sali Berisha dhe kreut aktual, Lulzim Basha, i preferuari i Lilës është Basha.

    Ai thekson se me Berishën nuk ka pasur kurrë komunikim, ndërsa me Bashën kjo ka ndodhur dhe e konsideron këtë të fundit lider dhe kapitenin e anijes së PD-së.

  8. Nëse deri më sot, Basha i ka gënjyer militantët me djegie mandatesh, bojkot zgjedhjesh, pastaj me zgjedhje të parakohshme e fitore zgjedhjesh, tani po i gënjen duke u thënë “mos u mërzisni se do të zihet Erjoni me Edin, Petrua me Armandon, Taulanti me Damjanin, Elisa me Oltën, Braçja me Peleshin…dhe kështu do të vijmë në pushtet”.

  9. Sipas burimeve nga Thesari i Shtetit, Eli Fara, nga muaji janar 2006, deri në muajin gusht 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes “Drejtore Inovacinosh”. Më pas kur ministri Fatmir Mejdiu, kaloi në postin e radhës, zgjodhi që ta kishte në të njëjtin staf.

    Pasi u zgjodh si ministër Mjedisi, e emëroi këngëtaren si “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale”.

    Përveç rrogës, Fara ka lëvizur disa herë jashtë vendit me pretendimin për “udhëtime pune”. Sipas sistemit “TIMS” të viteve 2006-2013, rezulton se ministri Fatmir Mediu dhe vartësja e tij Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 raste të tjerë sërish bashkë në vendet e Bashkimit Europian

  10. Eli fara eshte, ka qene me sakte, pjeshke por me berthame qe te thyen dhembet. Ky sumcja Mediu ta provoje nje here punen e dhembeve….. pastaj le te flase me gjuhen e synetllikut nese ja kane prere ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *