• |
ide | kryesore

Tenderi i uniformave, kryekomisioneri akuzon drejtoreshën Naqellari: Ajo ishte në djeni të shkeljeve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK, lidhur me një tender abuziv në Ministrinë e Brendshme për uniformat e policisë, ku çoi në arrestimin e 9 zyrtarëve.

Në dosjen e siguruar nga gazetari i ABC, theksohet se Kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ylber Pjetërnikaj ka vërejtur disa shkelje në tenderin abuziv. Sipas tij ka pasur mangësi me dokumentacionin nga ofruesit lidhur me procedurën e prokurimit.

Sipas dëshmisë së dhënë në SPAK, Pjetërnikaj deklaron se ish – drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari tashmë e arrestuar, ishte në dijeni të të gjitha problematikave të konstatuara.

Po ashtu një prej anëtareve të Njësisë së Prokurimit, konkretisht inxhinierja tekstile në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aurora Mulla, nuk e ka firmosur tenderin. Madje ajo ka ngritur
shqetësimin për abuzimin që po bëhej dhe nuk ka pranuar t’i nënshkruajë dy tabela për faktin se ishin bërë ndryshime nga anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit në sasitë e pritshme të artikujve dhe ajo nuk ka qenë dakord. Si dhe nuk ka nënshkruar as dokumentet standarde të tenderit te dokumenti.

Në dosjen e SPAK, që disponon ABC theksohet se zyrtarët tashmë të arrestuar të ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merrnin, por nuk kanë ndryshuar çmimin e tenderit prej 2.8 miliardë lekësh.

Kujtojmë se 9 të dyshuarit Edlira Naqellari, Flutura Cekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kreshnik Bejkaj, Klevis Hasani, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali i janë drejtuar Gjyaktës së Apelit dhe kërkojnë lehtësim të masave të sigurisë. Tetë të dyshuarit janë lënë në burg, ndërsa e dyshuara Anisa Bogdani shkoi nën arrest shtëpiak.

SPAK mësyu në Ministrinë e Brendshme më 10 korrik, ku u arrestuan ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj.

Pjesë nga dëshmia e Pjetërnikaj dhe dosja e SPAK:

“Gjatë kohës së procesit të shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave, unë si anëtar i komisionit kam konstatuar disa mangësi në lidhje me dokumentacionin e paraqitur nga ofruesit për këtë procedurë. Konkretisht, për operatorin “Genc TAAHHUT GIYIM TEKSTIL”, nuk ka plotësuar kriterin e përcaktuar në pikën 11 të ofertës teknike, pasi dokumentet e paraqitura për certifikatën EN ISO, për çdo model këpuce, nuk ishin lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtar akreditues të njohur nga Republika e Shqipërisë. Kjo certifikatë kërkohej për garantimin e cilësisë së mallit. Gjithashtu nuk ka plotësuar kriterin përcaktuar në germën “b” të pikës 12 pasi ofertuesi nuk ka paraqitur deklaratë nga prodhuesit e aksesoreve për përbërjen e materialeve të përdorura. Mospërmbushja e këtyre pikave të mësipërme ka qenë kusht për skualifikim. Për bashkimin e operatorève ekonomik BOE “hapko doo-odjeca 1 mesiperme ka doo” “jelen professional doo”, “galeb “OpenTech consulting & doo+ Galko doo Services sh.pk nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur nga ana e tyre, ka rezultuar se nuk kanë përmbushur kriterin e përcaktuar ne piken 13 te ofertës teknike, pasi ditën e hapjes nuk ka paraqitur disa nga mostrat ose kampionët e artikujve, objekt prokurimi gjithashtu nuk plotësonte kriterin e përcaktuar ne piken 12 te ofertës teknike, pasi nuk kishte dorëzuar skeda teknike raport testimi, fletë-analiza për te gjithë artikujt e kostumeve dhe këmishave Mosplotesimi i këtyre dy kritereve ishte kusht për skualifikimin e operatorëve pjesëmarrës. Gjithashtu, gjate shqyrtimit të dokumentacionit të bashkimit të operatoreve BOE “D&Esh pk “Summer Confs 1″+ “LOVERS SRL” “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN TIC AS A VEDAT YAKUPOGLU” është konstatuar mungesa e certifikatave të konformitetit për çdo model këpuce, kërkuar nga autoriteti. Mungesa e këtyre ishte kusht për skualifikimin e operatorit nga procedura e prokurimit. Ne gjendjen faktike të dokumentacionit të ofruar nga operatorët ekonomik, nuk mund të kualifikohej asnjë ofertues edhe ne fazen e II-te-ofertat teknike Sqaroj se certifikatat e konformitetit janë kërkuar si kritere te veçanta pjese perberese te dokumenteve standarde te tenderit, ku mungesa e tyre ka qene kusht kualifikimi për çdo operator pjesëmarrës. Ne lidhje me problematikat e konstatuara, sipas deklaruesit rezulton se ishte ne dijeni edhe titullari i Organit Qendror Blerës shtetasja Edlira Naqellari, përpara mbylljes së procedurës, e cila ka qenë e interesuar për realizimin e kësaj procedure në çdo mënyrë, e cila në mënyrë periodike e ka thirrur ne zyre kryetarin e KVO-se shtetasin Yiber Pjetërnikaj për t’u interesuar për procedurën, ku kryetari i KVO-re e ka vënë në dijeni për problematikat e hapura për çdo operator ofertues, që konsistonte ne mungesën e dokumentacionit të kërkuar.



4 Comments

  1. MINISTERI LESHI , SEKRETAR NDRECKURVA , DREJTORI I POLICISE ARDVELIU DYHET TE SHKOJNE NE BURG + KETA ZGJEBSAT E SERVILAT QE SHESIN VETEN DHE BYTGEN PER PESE LEKE
    KJO ESHTE DREJTESIA

  2. PD ka dhënë shenja se mund të kthehet edhe në një organizatë të dhunshme, ose celulë antiamerikane- mjaft që zhysë në gropë veprën mizore të shefit. Sa kohë që PD ndodhej në pushtet, në vendin tonë janë kryer grushte shteti, luftë civile, trafik karburantesh dhe armësh, vrasje kundërshtarësh politik, burgosje gazetarësh, djegie të redaksive të gazetave, vrasje protestuesish antikorrupsion, vjedhje hapur në dritë të diellit, uzurpim tokash dhe pasurie kombëtare nga familja e padronit…

    A do të nisë të flasë rojtari i radhës së parë?
    Për shembull, Tritan Shehu, a do të flasë.

    1. Haha. Cfare flet ore?! Behet fjale per SPAK dhe tenderin abuziv te uniformave te policia, cfare pune ka PD -ja?

  3. Ai i ores-23:26 : Saliun e morem vesh Po shkrerdhysi jot qe te qi listen e dasmes ty kur do shkoj ne burg apo me hater ??!!! Saliun e denoi poplli dhe USA por kete krykarin e patronazhistave dhe pensionistave kur do e denoj poplli apo kur te bosh transplant vagine ti o mi pederast qe denon te shkuaren dhe amniston te dashmen ..? Duhet te jesh nai hajdut I taksapagusve shqipetare se ska munsi tjeter . Tboft mir byreku me mut ashtu me mish se u ngatrrova…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *