• |
ide | kryesore

Tokyo 2020/ Perandori Naruhito do të hapë lojërat: në ceremoni edhe Macron e zonja e parë e SHBA-së

-Instant, Sport



Olimpiada Tokyo 2020 nuk do të shtyhet: kjo është ajo që mund të nxirret si përfundim pas njoftimit të pranisë së Perandorit Naruhito në ceremoninë e hapjes, gjatë së cilës kreu i familjes perandorake të Japonisë do të deklarojë fillimin e ngjarjes. Pavarësisht nga dyshimet e ngritura në ditët e mëparshme, ky zyrtarizim vërteton zhvillimin e rregullt të Lojërave. Janë tashmë larg fantazmat e një shtyrje të dytë.

Për këtë rast, Perandori do të takojë presidentin e IOC Thomas Bach në Pallatin Perandorak të enjten pasdite dhe personalitete të huaja të premten pasdite, përpara se të spostohet për ceremoninë e hapjes. Sidoqoftë, anëtarët e familjes perandorake nuk do të marrin pjesë në eventet e tjera olimpike, në përputhje me vendimin e Japonisë për të mos hapur për publikun, objektet që do të presin gara, për t’iu kundërvënë pandemisë së Covid-19. Sipas një zyrtari qeveritar, megjithatë, perandori japonez mund të mos përdorë termin “celebruar” ose “festuar” kur të shpalli Lojërat Olimpike të hapura. Për shkak të pandemisë, qeveria dhe komiteti organizues po planifikojnë të heqin këtë fjalë, e cila përdoret zakonisht në ceremonitë e mëparshme të hapjes.

Në ceremoninë e hapjes nuk do të jetë vetëm perandori: udhëheqësit e të paktën 15 vendeve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare do të jenë në Japoni për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios. Një numër në rënie nga afërsisht 40 që morën pjesë në të njëjtën ngjarje për Lojërat e Rio de Janeiro në 2016. Do të jenë rreth shtatëdhjetë zyrtarë qeveritarë në ceremoni, por numri i VIP-ave të huaj që do jenë në stadiumin kombëtar të premten në mbrëmje mund të pësojë disa ndryshime. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri mongol Luvsannamsrai Oyun-Erdene janë mes udhëheqësve botërorë që kanë njoftuar praninë e tyre, si dhe Zonja e Parë e SHBA Jill Biden. Numri i ulët i politikanëve të pranishëm sigurisht i atribuohet pandemisë, e cila ka shtyrë shumë krerë shtetesh të heqin dorë nga vendet e tyre.

Lajmi i fundit ka lidhje me rendin e kombeve që do të parakalojnë në ceremoni. Do të ndiqet, në fakt, alfabeti japonez. Sipas traditës, ceremonia do të hapet nga Greqia, e ndjekur nga skuadra e refugjatëve. Të fundit do të parakalojnë vendasit e Japonisë. Para tyre, do të jenë Franca dhe Shtetet e Bashkuara që do të presin Lojërat në 2024 në Paris dhe në 2028 në Los Anxhelos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *