• |
ide | kryesore

Trafikuan 4 ton marijuanë, dënohen me 70 vite burg grupi në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Anëtarët e një organizate që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë, u dënuan me gjithsej 70 vite burg nga autoritetet italiane.


Operacioni i koduar “San Silvestro” u krye më 27 maj të këtij viti, ndërsa dy ditë më parë, 10 anëtarët e grupit u dënuan me gjykim të shkurtuar, pasi u shpallën fajtorë për trafikun e rreth 4 ton marijuanë. Alvaro Aliaj, 29 vjeç, u dënua me 7 vite e 4 muaj burg, ndërsa Geraldo Imsailaj, 42 vjeç, u dënua me 5 vite plus gjobë 30 mijë euro.


Pjesa tjetër e të dënuarve janë shtetas italianë përfshirë edhe Antonio Summan, 29 vjeç, nga Brindisi, i cili u burgos për 5 vjet dhe 4 muaj. I riu italian u ndalua nga Policia në Sarandë rreth 3 vite më parë, duke u kapur me një gomone.

Ai deklaroi se kishte hyrë gabimisht në ujërat territoriale shqiptare. Prokuroria e Sarandës në një vendim të siguruar nga “Panorama” e ka lënë të lirë 29- vjeçarin, pasi në gomone nuk u gjet asgjë. Ndalimi është bërë më 20 maj të vitit 2018 rreth orës 14.05, në ujërat territoriale, ndërsa gomonia me dy motorë kishte në bord vetëm drejtuesin.

“Nga kontrolli i ushtruar mbi mjetin lundrues nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm. Madje as dokumentacioni identifikues, regjistrues apo i pronësisë së mjetit lundrues”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Më tej, thuhet se nga këqyrja e telefonit, ka rezultuar se i riu ka komunikuar me dy rrjete telefonikë që operojnë në Shqipëri.

“Në deklarimet e tij, të marra me cilësinë e shtetasit ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasi italian ka deklaruar se mjetin lundrues ia kishte marrë një miku të tij, edhe ky shtetas italian, të cilin e identifikon vetëm me emrin ‘Cosimo’, dhe se ishte nisur nga porti ‘Santa Maria de Leuca’, i gjendur në zonën e Leçes, Itali, me qëllim realizimin e vizitës së brigjeve detare greke, por për shkak të gabimit në orientim është gjendur në ujërat territoriale shqiptare”, thuhet në dosje.

Nuk dihet ende nëse personi i përmendur prej tij është Cosimo Conte, 52 vjeç, i cili u dënua me 1 vit e gjysmë burg pasi më 5 korrik 2015, u kap me një ngarkesë duke e transportuar nga deti prej 950 kg marijuanë.

1 Comment

  1. spak po merret me trafikantet ???

    po sikur do merrej me ministra, titullare institucionesh , politikane, me eksponente te larte, biznesmene etj

    Per te tille trafikante edhe prokuroria e krimeve te renda nuk merrej , ia linte prokurorive te rretheve, tani po merret aSPAKu

    ore shikoni mos ka marre ndonje arke me peshk noi punonjes shtetit nivlei specialist

    reforme fondacionesh,!

    fiks si projektet e fondacioneve, me qindra projekte me miliona euro ne ndihme te grave deri me sot…por asgje nuk eshte permiresuar shumica e grave vazhdojne te dhunohen , POR paret e projektit i kane marre kokerr me kokerr fondacionet , rezultati pese me hic , apo si projektet per te miturit , per femijet, i njejti model, per prostitucioni, i jnejti model , per romet, i njejti model, per te gjithe projektet e fondacioneve i njejti model leke per organizatoret, dreka, darke, show, honrare, papers, strategji, media, cmime, tituj, etj por ne terren situata perkeqesohet.

    reforme ne drejtesi me efikaset OJF-sh.

    modeli i duhur per te vjedhur abuzuar pa te hyre gje ne kembe

    votoni ripjelljen, dele socialista

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu