• |
ide | kryesore

Vijon debati për dhunën e Chielinit në finale: Ish-ylli i Italisë tallet me anglezët

-Instant, Sport



Ish-mesfushori italian Claudio Marchisio është tallur me Anglinë, duke thënë se është i gatshëm të nënshkruajë një peticionin për përsëritjen e finales së Kampionatit Evropian 2020 për ta parë Italinë duke e mundur Anglinë edhe 1.000 herë të tjera.

Tifozët anglezë e kanë pasur të vështirë ta kapërdijnë disfatën që ia shkaktoi Italia kombëtares së tyre në penallti në stadiumin Wembley në fillim të këtij muaji, raporton Gazeta Express.

Disa tifozë anglezë madje e kërkuan përsëritjen e finales për shkak të faullit të Giorgio Chiellinit ndaj Bukayo Sakas.

Saka e kaloi Chiellinin me një vrap të shpejtë dhe po shkonte i vetëm drejt portës, para se mbrojtësi i Juventusit ta ndalte dhunshëm.

Chiellini u ndëshkua me karton të verdhë dhe e pranoi ndëshkimin pa protestuar.

Dhe tani, ish-mesfushori i Italisë dhe Juventusit i ka lënduar ndjenjat e anglezëve edhe më shumë duke u tallur me ta në Twitter.

Ai i pyeti anglezët se ku do të mundë ta nënshkruante peticionin, megjithëse për arsyeje të tjera.

“Ku mund ta nënshkruajë peticionin për përsëritjen e finales Itali – Angli? Në mënyrë që ne të fitojmë edhe 1.000 herë të tjera”, pyeti ai në Twitter.

Marchisio u pensionua nga futbolli në tetor të vitit 2019. Ai i kishte shënuar pesë gola në 55 ndeshje për Italinë. /Gazeta Express/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *