• |
ide | kryesore

Faktet/ Tentakulat e Erion Veliajt për kapjen e drejtësisë së re

-Instant, Arkiva, Kryesore

Kushdo që e ka ndjekur me vëmendje vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, me siguri që ka vënë re një fenomen të çuditshëm: një pjesë e gjykatësve kushtetues, ndërsa nuk patën drojë të rrëzonim vendimet e qeverisë dhe ligjet që pati votuar Kuvendi, u treguan të rezervuar kur erdhi puna tek Bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj.


Në vendimin e saj, Kushtetuesja e shpëtoi kryetarin e Tiranës duke votuar për të mos e marrë në shqyrtim Vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen e godinës. Kështu Veliaj dhe njerëzit që ekzekutuan këtë masakër, siguruan një mbrojtje ligjore që e bëri kryebashkiakun të thërriste menjëherë fitore, duke deklaruar se gjykata i miratoi eskavatorët e mesnatës mbi objektin e trashëgimisë kulturore.


Së paku katër anëtarë të Kushtetueses, Fjona Papajorgji, Elsa Toska, Altin Binaj dhe Vitore Tusha votuan se marrja në shqyrtim e këtij akti nuk ishte në juridiksionin e gjykatës. Pra, ata ngritën dorën për ta shpëtuar Veliajn nga gjykimi i kësaj çështjeje.

Por ka edhe më keq.

Ndonëse mbetën në pakicë, dy gjykatësit më të flaktë pro Veliajt, Altin Binaj dhe Elsa Toska, votuan edhe që kalimi i pronës së truallit të teatrit te Bashkia ishte i ligjshëm, ndryshe nga kolegët e tjerë që nuk e kapërdinë dot këtë shkelje flagrante.

Ndonëse në këtë rast të dytë Veliaj nuk shpëtoi dot, nga ky proces u vu re një influencë e dukshme e pushtetit okult të kryebashkiakut mbi gjykatën kryesore në vend.

Po si ka mundësi që falë presionit, joshjes dhe kulisave, Veliaj të arrijë atë që nuk e bën dot për vete as Edi Rama?

Kjo ka të bëjë me qëllimet e tij dhe me një axhendë të qartë, që shpeshherë ka shkuar edhe në vijë të kundërt me atë që kërkojnë ndërkombëtarët. Burime të mirëinformuara, pohuan për Lapsi.al se njerëz influentë pranë Veliajt nuk kanë lënë gur pa lëvizur për të mbrojtur kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj për t’i shpëtuar vettingut.

“Ishin levat shumë pranë një oligarku dhe ato të kryebashkiakut, mediat e komanduara nga ta, si dhe presioni i tyre mbi gjykatësit e vettingut dhe komisionerin publik, ato që e detyruan Yuri Kim dhe Sorecën të flisnin hapur për këtë kazus”, tha burimi.

Dyshimet janë se mes Veliajt dhe Elisabeta Imerajt ishte bëre një pakt i fshehtë: “Ti më mbulo krahët për çështjet e shumta që unë kam në prokurorinë e Tiranës, unë të suportoj politikisht për të sfiduar ndërkombëtarët në vetting”.

Dhe ky nuk është rasti i vetëm. Edhe dimrin që lamë pas, dy ambasadorët më të rëndësishëm të vendit, u detyruan të ngrenë zërin pasi një kandidate për Gjykatën Kushtetuese, e suportuar nga kryebashkiaku, nuk la gurë pa lëvizur, përshirë edhe Gjykatën Administrative ku Veliaj është tepër i fortë, për të bllokuar sistemin deri sa të dekretohej nga presidenti. Ndonëse në fund ajo dështoi, rasti konfirmoi edhe njëherë peshën në rritje të kryebashkiakut në ingranazhet e drejtësisë së re.

Tashmë ka ikur koha kur Veliaj bënte politikanin e rrugës duke organizuar mitingje për t’u bërë presion gjykatave. Me pushtetin dhe paratë që ka në bashki, ai ka zgjedhur të bëjë rolin e kalit të Trojës mbi drejtësinë e re. Ai s’po lë gur pa lëvizur për të vendosur kudo njerëzit e tij. Dhe kjo tashmë, me një strategji tejet të lexueshme, për të ngritur një pushtet paralel brenda atij të Ramës. Ashtu si ka vepruar në media dhe po njësoj siç ka bërë në grupin parlamentar të PS, që do të hyjë në parlament në shtator, brenda të cilit ai ka çetën e vet.

©Lapsi.al

11 Comments

  1. PD ka dhënë shenja se mund të kthehet edhe në një organizatë të dhunshme, ose celulë antiamerikane- mjaft që zhysë në gropë veprën mizore të shefit. Sa kohë që PD ndodhej në pushtet, në vendin tonë janë kryer grushte shteti, luftë civile, trafik karburantesh dhe armësh, vrasje kundërshtarësh politik, burgosje gazetarësh, djegie të redaksive të gazetave, vrasje protestuesish antikorrupsion, vjedhje hapur në dritë të diellit, uzurpim tokash dhe pasurie kombëtare nga familja e padronit…

    A do të nisë të flasë rojtari i radhës së parë?
    Për shembull, Tritan Shehu, a do të flasë.

      1. Ferra per gomeret !
        Hani ferra gomere te lapsit, hani ! Mos hidhni shkelma. Jane ca me gjemba ferrat qe ju servir Lapsi, por ju gomeret nuk e keni porblem , apo jo ? I pertypni pa problem !

  2. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE EDI RAMES

  3. Artikull idiot, shkruar per idiotet e shumte te Lapsit. Hajde te shpifim cdo dite, se shpifje mbi shpifje behet nje mur dhe cati per shtepine e cmendines te lexuesit idiot te Lapsit

  4. ZOTI BUSHATI & SHKULLAKU DENOMCONI NE POLICI ZAGARET E TREDHUR NGA KOQET ,YMER GELBAZA KELLIREN DHE SURRAT SHEMTUARIN FRROK CUPIN DHE MOS SHKRUAJN KETU ME KURR thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOSJEN E TURPIT EDI RAMES SE SI KRISTAQ RAMA JA PALLOJ GRUAN TE BIRIT(EDI RAMES ) DHE E SOLLI NE JETE GREG KRISTAQ RAMEN

  5. Veliaj mund te perpiqet te beje cdo gje. Ka vetem nje problem, njerezit nuk e duan dhe ne votimine pare do ta zhdukin. Nuk ka karizmen e rames por vetem hilete e ures vajgurore

  6. Helena Papa eshte mikja e ngushte e Klodiana Ferhati Bushka (deputetes) e cila eshte mikja e ngushte e Ajoles. Nese vihet Helena Papa atehere Veliaj e ka pushtetin te gjykata kushtetuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu