• |
ide | kryesore

Aksident në Durrës/ Kamioni godet 60-vjeçarin duke ngarë biçikletën

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Një 29-vjeçar me iniciale V.B. i cili ka qenë duke drejtuar një kamion ka përplasur një 60-vjeçar me biçikletë.

Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar nga policia ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 22.07.2021, në orën 15:15, në lagjen nr.14, Durrës, shtetasi V. B., 29 vjeç, duke drejtuar një kamion ka përplasur biçiklistin shtetasin P. H.,60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi V. B., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *