• |
ide | kryesore

Aksident në Tiranë, plagoset 55-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua në rrugën ‘Myslym Keta’, ku një automjet, që drejtohej nga një polic, pjesë e grupit të kontrollit të territorit, përplasi 55-vjeçarin, i cili po lëvizte me biçikletë. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *