• |
ide | kryesore

Balotelli shpërthen ashpër ndaj nënës së djalit të tij: Nuk jam bankomat

-Instant, Paparazzi, Slider



Mario Balotelli dhe ish-partnerja e tij, Clelia, duket se nuk i kanë aspak të mira marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe tensionet mes tyre janë shtuar së fundmi. Ata të dy janë përplasur në rrjete sociale me njëri-tjetrin për shkak të djalit që kanë bashkë të quajtur, Lion.
E gjitha nisi për shkak të një postimi të futbollistit në rrjete sociale ku hidhte kunja për ish-partneren.

“Ligji duhet të ndalojë gratë interesaxhie që të bëjnë fëmijë kundër vullnetit të burrave, vetëm për ti marrë paratë. Kjo është djallëzore, e trishtueshme dhe e pamoralshme”- shkroi ai.
Më pas në një tjetër postim shtoi: “Fëmija lind nga dashuria dhe jo nga interesi. Nëse jeni beqare, doni të argëtoheni dhe s’mund të siguroni të ardhura, atëherë mos përdorni palë të treta si bankomat. Edhe nëse ligji ndonjëherë nuk është i drejtë, Zoti është… Dhe dënimi do të jetë i përjetshëm në fund të fundit.”

Ndërkohë përgjigja e Clelia-s nuk vonoi shumë. Ajo iu përgjigj futbollistit po ashtu përmes një postimi në rrjete sociale. Ndryshe nga ai, Clelia e përmendi Balotelli-n në postim për të treguar se kujt i drejtohen fjalët e saj.

“Ai s’ka respekt për nënat. E vetmja gjë që bën është të gënjejë. Unë jam viktima e tij si fizikisht dhe mendërisht … Ai kurrë nuk ndalet” – shkroi modelja.
Më pas ajo publikoi dhe një video me djalin, përkrah së cilës shkroi:
“Do të bëj çdo gjë për ty. Të dua shumë. Gjithmonë do e mbroj djalin tim.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *