• |
ide | kryesore

Bien uebfaqet e disa kompanive të fluturimit, bankave dhe teknologjisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
internet



Uebsitet e disa kompanive të fluturimit, bankave dhe të teknologjisë u rikthyen pas një rënieje masive të enjten.

Ky incident i gjerë ishte i treti i shënuar në vetëm dy muaj, duke ngritur alarm nëpër rrjete sociale. Në këtë incident ishin të përfshira edhe disa uebfaqe të Radios Evropa e Lirë.

Ofruesi i shërbimeve “Akamai” ka alarmuar për incidentin në shërbim duke theksuar se ka ndodhur një ndërprerje e pjesshme në uebsitin e tyre.

“Ne kemi zbatuar një zgjidhje për këtë çështje dhe duke u bazuar në vrojtimet momentale, shërbimi po vazhdon në operim të zakonshëm”, thanë ata në “Twitter” më vonë.

Uebsitet e “Delta Air Lines”, “Costco”, “American Express” dhe “Home Depot” ranë përkohësisht të enjten.

Në qershor, rënia e uebfaqeve i goditi rrjetet sociale, uebfaqet e mediave dhe ato qeveritare nëpër botë, duke bërë që disa të drejtojnë gishtin te një problem te një ofrues i shërbimeve i bazuar në SHBA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *