• |
ide | kryesore

Boiken Abazi: Albin Kurti e ka frenuar ekspansionin e Serbisë, Rama po e fut në korsinë e shpejtë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Boiken Abazi

Sot ka ndodhur takimi i radhës “on-line” mes Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, në kuadër të “Zonës së Novi Sadit” (të ashtuquajtur Mini-Shengen). Vuçiç ka deklaruar sërish sot publikisht si në vijim: ”nëse kushdo njeh pavarësinë e Kosovës, në atë moment nisim fushatën tonë për tërheqje të njohjeve”. Rama nuk ka publikuar asgjë nga takimi i sotëm, dhe nuk ka patur asnjë reagim për deklaratat e Vuçiçit.

Dikush mund edhe ta quajë mungesën e reagimit të Ramës si miratim në heshtje, por në fakt është kolaboracionizëm i drejtpërdrejt. Mediat kanë raportuar se në kuadër të “Zonës së Novi Sadit”, në datat 28-29 korrik, pritet të lidhen marrëveshje të reja për tregëtinë dhe lejet e punës mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tre qeveritë po planifikojnë edhe korsi të veçanta të shpejta në pikat kufitare vetëm për qytetarët dhe bizneset e këtyre tre shteteve.

Pa kaluar 3 ditë nga dialogu në Bruksel, kur KM Kurti i numëroi Vuçiçit gjenocidet dhe krimet e Serbisë, si dhe 11 shkelje tregtare që Serbia po kryen aktualisht, KM Rama saboton çdo përpjekje për të vendosur drejtësi. Serbia as nuk është penduar, as nuk ka kërkuar falje, as nuk ka hequr dorë nga synimet grabitqare, por kjo nuk po e pengon KM Rama ta ftojë Serbinë të fusë kriminelë gjenocidialë në Shqipëri nga korsia e shpejtë.



4 Comments

  1. Cfare ka frenuar Kurti o Boiken ? Kurti po frenon ( bllokon) Kosoven.
    Me idene qe me mire ti prishet vila atij qe une urrej se sa te kem dhe une vilen time , nuk ecet ne kete bote kaq globaliste … o Boiken. Cfare po bllokon ti ? Hyrjen e Serbise ne BE ? Kur vete nuk ke te drejte as te levizesh lirshem pa viza si gjithe te tjeret ? Cfare po e bllokon , tek investimet ? ( 43 miljard dollare investime vetem ne 3 vitet e kaluara ) . Cfare po bllokon,,, ekonomine ? , Cfare po bllokon njohjen e Serbise nga shtetet e tjera ?
    ??????
    Duhet pranuar qe Kosova ka nevoje per politikane largpames dhe te zgjuar, gjera te cilat Kurti nuk i ka pasur dhe as qe do ti kete ne te ardhmen. Me qendrimin tend o Albin po i jep kohe Serbve te spastrojne me tej Luginen e Presheves dhe Bujanovcit. Kur ti te bindesh te fillosh dialogun dhe te kerkosh reciprocitet midis Serbve ne Kosove dhe Shqiptareve ne Serbi do jete shume vone .

      1. Qe te tre I perkasin boshtit ortodoks dhe as nje shtet ortodoks nuk e ka njohur Kosova as Greqia as Qipro as Rusia dhe sigurisht as Serbia eshte vellazeria ortodokse vuqiq rama zaev prandaj ndodh kjo seshte cudi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *