• |
ide | kryesore

Covid-19 në Itali/ Mbi 5 mijë raste të reja, 15 viktima në 24 orët e fundit

-Instant, Arkiva, Planet



Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 5,057 raste të reja të Covid-19 nga 219,778 testime dhe 15 vdekje, sipas njoftimit të Ministrisë italiane të Shëndetësisë. Përqindja e pozitivitetit rritet në 2.3% dhe rriten edhe shtrimet në spitale në pavijone të zakonshme: 38 më shumë, ndërsa numri i shtretërve të zënë në kujdesin intensiv mbetet i pandryshuar (158). Të shëruarit janë 1,484, ndërsa aktualisht rastet pozitive rriten me 3,558.

Që nga fillimi i emergjencës shëndetësore, rastet e Covid-19 në Itali janë 4,302,393, vdekjet 127,920, ndërsa njerëzit e shëruar arrijnë në 4,119,607. Pozitivët aktualisht janë 54,866.

158 pacientë mbeten të shtruar në spital në kujdesin intensiv për Covid-19 në Itali, në ekuilibër midis hyrjeve dhe daljeve. Pranimet ditore, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 12 (e mërkura ishin 9). Të shtruarit me simptoma në repartet e zakonshme janë 1,234, 38 më shumë se një ditë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *