• |
ide | kryesore

Debati për Kosovën, Vuçiç: Kam shumë respekt për Erdogan, por ne kemi vendin tonë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, tha të enjten se “nëse dikush merr vendim për njohjen e Kosovës shtet të pavarur”, Serbia “do të nisë menjëherë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”.

“Kam shumë respekt për presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe duam marrëdhëniet më të mira me Turqinë, por ne kemi vendin tonë dhe interesat tona dhe do të sillemi në përputhje me to”, tha Vuçic.

Ai i bëri këto komente pas deklaratave të Erdoganit këtë javë, se ai do të punojë me presidentin amerikan, Joe Biden, për të rritur numrin e shteteve që njohin Kosovën.

Erdogan tha se do ta ngrejë këtë çështje gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë vjeshtë.

Vuçiq tha një ditë më herët se do të bisedojë me Erdoganin rreth Kosovës.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008.

Sipas listës së publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, janë 117 vende që e njohin atë.

Serbia, qysh në vitin 2017, thuhet se ka bërë fushatë për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës dhe, për pasojë, disa vende thuhet se i kanë ngrirë raportet e bashkëpunimit me Kosovën.

Në shtator të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje në Uashington, në bazë të së cilës Serbia është dashur të pezullojë fushatën për çnjohjen e Kosovës, ndërsa Kosova është dashur të respektojë një moratorium njëvjeçar, për të mos aplikuar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Afati i këtij moratoriumi skadon në fillim të shtatorit./REL



2 Comments

  1. Normal, ky do mbroje interesat e vendit te vet. Pyetja eshte po ky shallvaregjati yne cfare ben? Interesat e kujt mbron? Apo vetemvte xhepit te vet qe e ka me te madh se shallvaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *