• |
ide | kryesore

Dosja “Tahiri”/ Berisha tregon prapaskenat e zëvëndësimit të Sandër Simonit në Gjykatën e Lartë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pak ditë më parë Gjykata e Lartë bëri të ditur se çështja e Tahirit ishte hedhur gabimisht në short, dhe për këtë arsye ishte hequr emri i Sandër Simonit nga relator. Dosja penale në ngarkim të ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, do të vazhdojë procesin gjyqësor me kryesues të seancës Ilir Pandën dhe Sokol Sadushin e Ervin Pupe si anëtarë, sipas Gjykatës.


Bashkë me dosjen e Tahirit, në short u hodhën gabimisht dhe 42 çështje të tjera njoftoi Gjykata e Lartë.


Por ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në Facebook se ndryshimi i trupës gjykues është bërë për të favorizuar ish-ministrin e Ramës, Saimir Tahiri.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Rrofte Gjykata e Larte e Partise!

Miq, me urdher te Partise, Kreut te Meduzes, ndryshoi ne Gjykaten e Larte trupa gjykuese e Sajmir Droges.

Keshtu duket pas kercenimeve te Sajes ndaj kreut te meduzes Edvin Xibrakes u urdherua ndryshimi i trupes gjykuese dhe e vet relatorit te dosjes gjykatesi Sander Simoni dhe me detyre partie ne trupen gjykuese u ngarkua Sadushi i Partise, te cilit ne dhunim te kushtetutes kryetare e KLGJ Llagami me urdher te Partise i mban sekret vetingun e tij.

Kjo sepse po te publikohet vetingu i Sadushit te Partise siç deshmoi vetingu i bashkshortes se tij gjykatses te apelit Petri Sadushi i Partise duhet te ndiqej penalisht dhe jo te promovohej ne krye te gjykates se larte.

Ne krah te Sadushit te Partise ne trupen gjykuese te Sajmir Droges u rendit besnikerisht ish ministri i Partise, Ilir Panda i cili mori persiper relatorin e Partise!

Miq ju ftoj te brohorisni Rrofte Gjykata e Larte e Partise. sb

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Doktor Berisha.

Nje kulise e madhe po zhvillohet per te shpetuar nga denimi penal,

Baronin e Droges, Eskobarin e Europes, Saimir Tahiri (Saje Qorri).

Ne menyre tejet te dyshimte eshte zevendesuar Gjykatesi relator i ceshtjes ne Gjykate te Larte, nje person me shume integritet si Sander Simoni, me ish-Ministrin Socialist te Drejtesise Ilir Panda;

si dhe me te birin e ish-Zv.Ministrit komunist te Mbrojtjes, Sokol Maliq Sadushi.

Shpetimi nga denimi i Narko-Trafikantit qe ishte njekohesisht minister i brendshem, Saimir Tahiri, DO ISHTE FUNDI I GJYQESORT SHQIPTAR DHE VARRI I REFORMES NE DREJTESI.

4 Comments

  1. Pas gjoja ketij gabimi te hedhjes se shortit , qendrojne shume makiavelizma .
    Ky vend eshte bere si kopesht eksperimental . Kushdo mund te eksperimentoje derisa eksperimenti te deshtoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu