• |
ide | kryesore

Dritan Leli flet për përplasjen me Ramën: Kritikat e tij, promovim për Vlorën!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka folur për gazetarin Eni Shehu në lidhje me çështjet më të nxehta politike për Vlorën, përfshirë edhe përplasjen e tij me Edi Ramën. Pavarësisht se Rama e ka quajtur edhe “të vdekurin e Bashkisë” Leli nuk është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë, por ka thënë se i ka parë kritikat si një promovim për Vlorën.

Pak kohë më parë, mes Lelit dhe këshillit bashkiak të Vlorës kishte një përplasje, por Leli këto përplasje i ka cilësuar se është një njeri i gjerë dhe shikon me shumë hapësirë gjërat që ndodhin.

Lexo edhe: Rasti i çuditshëm i Dr.Lelit dhe Ramës; si u shpall kryebashkiaku “armik i partisë”

Eni Shehu: Duke se ka pasur një lloj hatër mbetje me ju ? Nuk e di çfarë ka ndodhur, por sa herë bëhet fjalë për Vlorën, dukesh si tabelë qitje?

Dritan Leli: Shiko. Le ta marrim si promovim pozitiv të Vlorës, Se në fund një lloj targetimi është. Duhet të shikojmë më tepër gjëra pozitive. Promovon më tepër qytetin. Ka pjesët e veta. Jemi këtu për të shijuar të bukurat e Vlorës.

Eni Shehu: Nuk ka asnjë hatër mbetje në lidhje me këto zërat kundër?

Dritan Leli: Unë jam njeri i gjerë. Pavarësisht se jam rritur në ishull hapësira ishte e pafund. Ka ndikuar shumë në karakterin tim.

Eni Shehu: Nuk do ktheje kohën pas dhe të ndryshojë diçka në lidhje me këtë?

Dritan Leli: Nuk është se kam arritur në një fazë të tillë. Jam gjithmonë i fokusuar në atë që duhet të bëjë në përditshmërinë time., Dhe analiza i përket një momenti tjetër.

Eni Shehu: Nuk je i tërhequr fare nga kjo politikë?

Dritan Leli: Unë jam në punët e ditës. Pjesa më e rëndësishme.

https://lapsi.al/2021/07/17/si-e-inskenon-rama-pastrimin-e-plehrave-ne-vlore-per-te-demaskuar-dritan-lelin-video/



2 Comments

  1. Nëse deri më sot, Basha i ka gënjyer militantët me djegie mandatesh, bojkot zgjedhjesh, pastaj me zgjedhje të parakohshme e fitore zgjedhjesh, tani po i gënjen duke u thënë “mos u mërzisni se do të zihet Erjoni me Edin, Petrua me Armandon, Taulanti me Damjanin, Elisa me Oltën, Braçja me Peleshin…dhe kështu do të vijmë në pushtet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *