• |
ide | kryesore

Dwayne Johnson konfirmon largimin nga Fast and Furious

-Instant, Paparazzi, Slider

Dwayne ‘The Rock’ Johnson ka konfirmuar se ai ka mbaruar punë me filmat e “Fast and Furious”. Ylli i “Hollywood-it” debutoi në filmin aksion në vitin 2011, me rolin e Luke Hobbs. Deri më sot ai ka luajtur në tre filma në “Fast and Furious 5”, “Furious 7” dhe “The Fate of The Furious”.
Gjatë kohës që ishte pjesë e “Fast and Furious”, Johnson u përfshi edhe në një debat me kolegun e tij Vin Diesel, me të cilin nuk do të shihet më në të njëjtin ekran. “Armiqësia” mes dy aktorëve lindi në vitin 2011 gjatë xhirimeve të filmave. Në lidhje me këtë gjë, foli disa javë më parë edhe Vin Diesel, i cili tregoi se konflikti me aktorin tjetër lindi për shkak të ndryshimeve kreative mbi karakterin e Johnson.


“Ishte një karakter i ashpër për t’u mishëruar, karakteri i Hobbs. Përqasja ime në atë kohë ishte ‘dashuri e ashpër’ për të ndihmuar që ajo performancë të ishte aty ku duhej. Si producent, thashë: ‘Mirë, ne do të marrim Dëayne Johnson, i cili është i lidhur me mundjen/boksin dhe do t’i tregojmë audiencës një karakter të tij në personazh që ata nuk e njohin. Kjo kërkoi shumë punë. Ne duhej të arrinim aty ku duhej dhe në atë kohë mund të jem treguar i ashpër, por e kam bërë me dashuri. Do bëja gjithçka për t’i çuar performancat aty ku duhej”, tha Vin Diesel.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu