• |
ide | kryesore

“E përmbysim 100% në Loro Boriçi”: Brdaric nuk ka dyshime për kualifikimin e Vllaznisë

-Instant, Sport



“E përmbysim 100% në “Loro Boriçi”. Thomas Brdaric është i bindur se Vllaznia mund të kualifikohet, edhe pas humbjes 1-0 në Qipro me AEL Limasol. Gjermani ka patur rezerva në lidhje me performancën e skuadrës së tij në Qipro, por pikërisht detajet e korigjueshme e bëjnë teknikun të shpresojë shumë në ndeshjen e kthimit: “Jam besimplotë për ndeshjen e dytë se sot skuadra tregoi një paraqitje të mirë. Edhe kur nuk kishim topin, në minutat e fundit të pjesës së parë ne bëmë presing, nuk i lejuam të bënin lojë. Ata kanë lojtarë të mirë me cilësi individuale dhe shënuan një gol në shtesë, por mund ta pranojmë një gjë të tillë”.

Shkodranët nuk ishin në gjendjen e tyre më të mirë fizike, në këndvështrimin e Brdaric, por mbi të gjitha gjermani ndjen keqardhje për situatat që mund të ishin shfrytëzuar më mirë: “Duhet të ishim më të vendosur në zonën kundërshtare. Por krijuam 2-3 situata të mira. Skuadra bëri sot një punë të mirë, por shpesh duhet fat të gjesh rrjetën. Mendoj se në përgjithësi është një eksperiencë e mirë për ne dhe mendoj se në Shkodër do të jetë një ndeshje e ndryshme. Nëse nuk je në 100% është e vështirë të luash futboll, por bëmë më të mirën dhe shpresoj që në javën e ardhshme, në ndeshjen e kthimit të gjithë të jenë në gjendje të mirë shëndetësore” përfundoi gjermani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *