• |
ide | kryesore

“Fieri i kapur nga mafia”, SPAK vihet në lëvizje nga deklaratat e Petro Koçit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka nisur verifikimin e denoncimit publik të deputetit të Partisë Socialiste, PS për Qarkun e Fierit, Petro Koçi, Koçi tha të premten më 16 korrik se në Fier “duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike”. Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja bëri të ditur të enjten për BIRN se ky denoncim i Koçit është në verifikim.

Deputeti socialist Petro Koçi i tha BIRN nuk kishte komente përtej denoncimit publik.

Me anë të një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook dhe në një deklaratë për mediat, deputeti socialist Petro Koçi akuzoi se tenderët publikë në Fier po fitoheshin nga organizatat kriminale që operojnë në këtë zonë. “Fieri ka një botë krimi që është konsoliduar ndër vite”, tha Koçi në një intervistë.

“Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tenderë publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit”, shkroi Koçi.

Sipas tij, këto organizata kriminale janë fuqizuar duke pastruar paratë e pista në industrinë e ndërtimit dhe vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. “Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar”, ishte thirrja e Koçit. I pyetur nga BIRN mbi këto deklarata kreu i bashkisë së Fierit tha se ishte “parimisht dakord” me Koçin.

Bashkia e Fierit dhe bashkitë e tjera të qarkut apo institucionet në varësi të qeverisë qendrore drejtohen prej vitesh nga të zgjedhur apo të emëruar prej Partisë Socialiste.

Petro Koçi ka mbajtur pozicionin e zv/Ministrit të Mbrojtes prej dhjetorit 2014 deri në qershor të 2021-it kur ai u dorëhoq pasi mori mandatin si deputet i PS-së për Qarkun e Fierit. Gjithashtu, ai është edhe kryetar i degës së Partisë Socialiste në Fier./Birn



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *