• |
ide | kryesore

Kjo është shqiptarja 21-vjeçe që synon të bëhet deputete në Bundestagun gjerman

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Dafina Berisha, 21 vjeçarja nga Kosova dëshiron të bëhet e para shqiptare në Bundestagun gjerman.


Ajo garon si kandidate nga Partia Social Demokrate (SPD) dhe premton se krahas objektivave të partisë, ajo premton të jetë zë i të drejtave të shqiptarëve në parlamentin gjerman.


Studentja e drejtesise thotë se ka qenë gjithmonë ambicioze për sukses si politikane dhe që nga mosha 17 vjeçare ajo ka hyrë në SPD si aktiviste.

“Kemi 9 mijë shqiptarë që kanë të drejtë vote në Hamburg dhe prapë se prapë asnjë shqiptar nuk është pjesë e parlamentit gjerman. Unë dua të jem shqiptarja e parë në Bundestag për të promovuar edhe të drejtat e shqiptarëve në Bundestag, por edhe të të rinjve”- u shpreh ajo.

Berisha u shpreh kritike për mosorganizimin e shqiptarëve në Gjermani edhe pse thotë se në numër janë rreth 400 mijë që jetojnë në krejt Gjermaninë.

1 Comment

  1. Ne 2017 SPD Hamburg pati 5 deputete, kjo eshte e 9-ta sivjet, kur dihet qe kete rradhe ata mund te marrin maksimumi 3 deputete. Cfare po na reklamoni tani, nje fshatare qe e kane vene sa per te marre votat e shqiptareve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu