• |
ide | kryesore

Megan Fox: Përse kam hequr dorë nga alkoli

-Instant, Paparazzi, Slider

Megan Fox ka hequr dorë përfundimisht nga alkooli pasi la një gafë të madhe në “Golden Globes” në vitin 2009. Ajo ka treguar në një intervistë të dhënë së fundmi për “Who What Wear” se flet më shumë seç duhet kur pi alkool, ndaj nuk e bën më këtë gabim.
“Unë isha ulur në një tavolinë me Blake Lively dhe tre vëllezërit Jonas. Në Golden Globes ata gjithmonë vendosnin shishe gjigante të shampanjës Moët në tryezë – unë piva shumë gota atë natë. Tani nuk pi dhe kjo është arsyeja pse, unë isha agresive dhe thashë broçkulla që nuk do t’i kisha thënë kurrë në tapetin e kuq në atë mënyrë. Unë mendoj se kam pasur shumë telashe për çdo gjë që kam thënë. Nuk e mbaj mend pse, por di që kam pasur”, është shprehur Megan.


Në një video të publikuar nga TMZ, Fox i referohet një interviste me ish-moderatoren e E!News, Guliana Rancic. Kjo e fundit e quajti Megan “të bukur” dhe ajo iu përgjigj:


“Jam e sigurt që jam sozi e Alan Alda. Jam trans. Jam një burrë. Jo, jam e tmerruar nga pasiguria dhe jam gati për të vjellë tani. Jam kaq e tmerruar që jam këtu dhe jam në siklet dhe e frikësuar.”
Por nuk mbaron e gjitha me kaq. Ndër të tjera Fox është shprehur në këtë intervistë se e donte shumë gjoksin e Salma Hayek dhe se i dashuri i asaj kohe, Brian Austin Green, nuk donte ta shoqëronte në event, sepse “ka ego dhe se nuk i intereson”.

1 Comment

  1. megan fox, te beje cte doje, me alkol pa alkol, eshte super pjeshke, (idiote kuptohet) ama jo fallso qelbsinat e al-banje se ripjelljes se rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu