• |
ide | kryesore

Nis me një njeri të vetëm, ulur në mes të fushës: ja çfarë parashikon ceremonia e Tokio 2020

-Instant, Sport



E qartë, e thjeshtë dhe me momente të frymëzuara nga drama e pandemisë: ceremonia e hapjes së Tokyo 2020, që do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik, do të zgjasë 3 orë e gjysmë, por fillimi do t’i kushtohet përvojës me pandeminë Covid, që njerëzimi dhe bota e sportit në veçanti, ka përjetuar për një vit e gjysmë.

Sipas asaj që kanë bërë të ditur raportet e gazetarëve që morën pjesë në provat e përgjithshme, shfaqja – e planifikuar për në orën 20:00 me kohën lokale (ora 13 në vendin tonë) – fillon me një njeri të vetëm në qendër të stadiumit, ku do të jenë të pranishëm vetëm një mijë të ftuar. Artisti do të shfaqet në fillim i palosur në vetvete, pastaj ai do të ngrihet dhe do të shtrihet në gjithë lartësinë e tij të plotë, për të simbolizuar kthimin në jetë.

Në ekranet gjigante do të projektohen skena të atletëve që stërviten në dhomat e tyre, me vegla ose tapis-roulant, për të kujtuar botën se sportistët e pranishëm në Lojërat Olimpike u është dashur të stërviten kryesisht individualisht, shpesh në shtëpitë e tyre, për shkak të bllokimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *