• |
ide | kryesore

Qeveria përdor gojën e Borës për t’u tallur me ish-zv.ministren Rovena Voda: Të rinjtë që do punësohen në shtet s’kanë nevojë për arka me peshk…

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

“Platforma ‘Gati për Shqipërinë’, është një format aplikimi ku ndryshe nga herët e tjera nuk hyn në lojë, as partia, as miqtë, as kushërinjtë, as shokët, madje madje as larg qoftë arka e peshkut. Ne jemi mbledhur aty bashkë dhe jemi përpjekur shumë fort që t’i mbledhim këta të rinjtë dhe të ndajmë eksperiencën e tyre…”, tha në një konferencë për shtyp koordinatorja e kësaj platforme, njëherazi zv-ministre e Arsimit, Bora Muzhaqi, duke thumbuar drejtpërdrejtë ish zv-ministren e Brendshme Rovena Voda, e cila është në “arrest shtëpie” e akuzuar për korrupsion, pasi kishte premtuar një vend pune, në këmbim të parave dhe një arke peshk.


Muzhaqi bëhet kështu e para zyrtare e qeverisë “Rama” që komenton për ish-zv.ministren e Brendshme e cila akuzohet për ryshfet dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Sipas përgjimeve të SPAK, Rovena Voda mori para për të punësuar në administratë dy zonja. Po nga përgjimet kishte dalë se ajo kishte përfituar dhe një arkë me peshk nga pala e interesuar për t’u punësuar në shtet.


Nuk dihet me siguri nëse ky koment i Bora Muzhaqit ishte i qëllimshëm nga zelli për t’i rënë në sy më tepër Edi Ramës, apo një zgjidhje gjuhe e nxituar për shkak të naivitetit të moshës. Por as nuk përjashtohet mundësia që të ketë marrë dakordësi më parë për t’u tallur me ish zv.ministren Rovana Voda, të cilën “Rilindja” ia hodhi publikut për ta shqyer ashtu sic bëjnë sorrat më kërmat dhe për ta diskredituar në emër të gjoja luftës kundër korrupsionit. ©LAPSI.al

12 Comments

  1. Behen te hidhura keto kuckat e reja kur ju jep ofiqe!

    Prandaj bota e perparuar shikon moshen, eksperiencen ne pune/jete. Ketu i rekrutojne nga bankat e shkolles. A thua ky stan nuk ka njerez me pervoje! Por ngeli tek pionieret.

    1. Hahaha, akoma nuk e keni kuptuar qe kjo eshte e qellimshme??
      Nje person qe ka nje karriere 20 Vjecare dhe qe ka reguar integritet gjate te gjithe jetes se tij eshte pak si e veshtire ti perlyj turine me mut ne rast se i vjen pushteti ne dore.
      Ndersa kto te rinjte i futen mutit me koke.

    2. nga menyra e llogjikes dhe e te folurit mu duk fiks si lali eri, o ja shkruan kjo fallcitetet o ja shkruan lali, ose kane te njejta gene prindi mashkull a femer ..

  2. Nafijet 23 Vjecare dalin e bejne si kurva te pashkerdhyera si e vetmja menyre per te mbuluar kompleksin e tyre te paditurise. Ate ta bejne presidente me mire qe tja marre ne goje rames e lulit a berishes a rucit kush te jete se e ben me vetmohim e me gezim

  3. Ju vete jeni peshqit qe sillni tufa peshqish ne rrjeten e peshkaqeneve.
    Nese ajo bushtra u mjaftua me nje ark peshk , nje dite per ju do jmjaftoje vetem arka .
    Çlind nga mace gjuan per mi , çlind nga gjakkarakurve , karakurve do behet .
    ropt ku ti kini me gjithe humorin tuaj kinez

  4. Filloi lufta brenda llojit e “Nafijeve” te rilindjes. Ju jeninper tju qire robt me “Nafije” e “Nazife” qe jeni mbledhur grusht bashkuar rreth sektit KCK kap ca t’kapesh. 450 milion euro iken per lesh me nje te rene te lapsit, e ti na permend arken e peshkut moj baxhelle muti.

  5. Ket forcën Bora do ta morim partizone. Që në themelimin e deri tani vetëm me të rinj e buzët me qumësht.Dhe kur ishin profesorët i hoqën një nga një!!!Dhe presim të bëhët Shqipëria!!!

  6. … larg qofte arkat e peshkut. Keto duan Njala dhe ne pamundesi te njales, duan Bollen se rilindja deri me sot kurva ka prodhuar

  7. Per ke te rinj e ke fjalen per minjt patronazhista apo niperit e pensionistave ?? Apo per Zylrat qe kan ngron byrek me mut ashtu me mish ter jeten e dun pak açuge tani ?? Qiveri mo horrorr e mo e deshtume plus e degjenerume skan per te pa mo syte e popllit shqipetare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu