• |
ide | kryesore

Sigurdsson e akuzat për pedofili: gruaja largohet nga shtëpia, ai vazhdon t’a mohojë

-Instant, Sport



Historia e lojtarit të Everton të arrestuar javën e kaluar nën akuzat për pedofili vazhdon të ketë hijet e sekreteve, me pasoja lehtësisht të imagjinueshme për të gjithë ata që janë të përfshirë. Në Mbretërinë e Bashkuar, në fakt, lojtari nuk mund të citohet për arsye ligjore dhe për ta identifikuar atë raportohet vetëm se është 31 vjeç, i martuar, luan rregullisht për ekipin kombëtar dhe është pezulluar nga Everton.

Por në vendin e tij të origjinës – Islandë – dhe në rrjetet sociale emri i tij nuk është më sekret prej disa ditësh: është Gylfi Sigurdsson, i cili me fanellën e Everton ka shënuar 31 gola në 156 ndeshje e që në verën e vitit 2019 u martua në Itali me ish Miss Islandën Alexandra Ivarsdottir. E në këtë moment është pikërisht ajo që ka pushtuar titujt kryesor të tabloideve. Duke respektuar limitimet ligjore dhe, për këtë arsye, duke mos e përmendur me emër, MailOnLine ka bërë të ditur se “gruaja e lojtarit të Everton të arrestuar për krime të dyshuara seksuale ndaj të miturve” është larguar nga shtëpia martesore për të shkuar dhe qëndruar me familjen e saj dhe se të hënën në mbrëmje ajo është parë duke ecur pranë shtëpisë në shoqërinë e të atit, ndërsa lojtari është zhvendosur në një “shtëpi të sigurt” të vënë në dispozicion nga Everton.

“Kam mësuar nga një burim i besueshëm se ai ndodhet në një shtëpi të sigurt që ia ka dhënë klubi dhe se mbështetet 24 orë në ditë nga prindërit dhe motra e tij”, zbuloi një person i afërt me lojtarin i cili, megjithëse po mohon kategorikisht të gjitha akuzat, ka humbur ndërkohë disa marrëveshje sponsorizimi. Sipas faqes së internetit të gazetës Islandeze Morgunbladid, zinxhiri kryesor i supermarketeve të vendit tashmë ka hequr nga dyqanet e tij të gjitha pijet State Energy me fytyrën e Sigurdsson (futbollisti është imazhi i markës) dhe gjithashtu kompania e drithërave Weetabix ka ndaluar bashkëpunimin me kombëtaren, megjithëse duket se vendimi është marrë para se të shpërthente skandali. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë në Angli dhe, sipas The Sun, kryhen në bazë të një ankese të marrë javë më parë dhe e cila në fillim të muajit çoi në një kontroll të plotë të vilës së Sigurdsson në Merseyside, nga e cila janë sekuestruar disa objektet si prova të mundshme. “Shokët e tij të skuadrës nuk kishin asnjë ide derisa klubi u tregoi gjithçka,” i tha tabloidit një burim i Everton. Lojtari i arrestuar është shumë i njohur brenda ekipit, kështu që askush nuk mund t’i besojë (akuzat) dhe të gjithë shpresojnë se është një keqkuptim ose një gabim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *