• |
ide | kryesore

Skandali i Pegasus: Si mund të instalohet fshehurazi në celular pa u kuptuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Skandali i softuerit Pegasus të firmës izraelite NSO sa vjen e po merr përmasa më të mëdha.


Ai duket është vërtet një nga mjetet më të fuqishme të përgjimit në botë. Programi spiun është është përdorur kundër gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut në Bjellorusi, Hungari dhe Arabinë Saudite, por flitet se në shënjestër të tij mund të ketë qenë edhe vetë presidenti Emmanuel Macron dhe politikanë të tjerë francezë. Ajo çfarë e bën më të rrezikshëm është se mund të instalohet fshehurazi në telefonin celular, pa dijeninë e personit të prekur.


Instalimi mund të bëhet nga distanca, pa asnjë ndërhyrje në aparaturë, në mënyrë krejtësisht të fshehtë, pa dijeninë e të përgjuarit madje edhe pa qenë nevoja, që viktima të bëjë diçka. Nëse sulmuesit kanë arritur të fusin “Pegasus” në celularin e dikujt, atëherë ata kanë kontrollin e plotë mbi aparaturën.

Ata janë në gjendje të kopjojnë të gjitha të dhënat nga telefoni celular dhe të aktivizojnë fshehurazi mikrofonin apo kamerën dhe të lexojnë madje edhe mesazhe të koduara. Një ndër arsyet kryesore për popullaritetin e softuerit konstrovers është ndoshta fakti, se “Pegasus” mund të instalohet relativisht lehtë në celulare dhe kjo vështirë se mund të pengohet.

Prodhuesit izraelitë pretendojnë se ua shesin teknologjinë e vetëm organizatave qeveritare të verifikuara dhe vetëm për të luftuar terrorizmin dhe krimin. Nëse ajo keqpërdoret, nuk është faji ynë por i klientëve, thonë ata.

2 Comments

  1. Per cdo gje kerkohet internet. Fikni internetin, dhe do flini te qete. Harrojini facebythrat, instaleshrat, twitleshrat dhe te gjithe plehrat qe ka na servirur kapitalizmi deri me sot. Kthehuni ne boten reale, aty ku cmimi i shalqinin ka harruar te bjere nen 300Leke. 😀

  2. Vete aparati celular u shpik per te kontrolluar njerrzimin!
    S’ke pse te fikesh internetin po te mos kesh fare celular…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu