• |
ide | kryesore

Telefonata mes Peruzzit e Lotitos solli dorëheqjen e ish-portierit: as Igli Tare nuk i zbuti dot divergjencat me presidentin

-Instant, Sport



Angelo Peruzzi dhe Lazio janë gati për t’i thënë njëri-tjetrit lamtumirë. Menaxheri i klubit bardhekaltër ka marrë ende edhe pak kohë, por vendimi duket se është marrë: dorëheqja gati t’i dorëzohet pronarëve dy vjet përpara skadimit natyror të kontratës. Arsyet në thelb, pas zgjedhjes së ish-portierit, janë kontradiktat e forta me Presidentin Lotito pikërisht për rolin e vetë Peruzzit, i cili aspiron për hapësira më të mëdha të funksionimit.

Rikthimi në Formello, pasi humbi ditët e para të grumbullimit për shkak të një operacioni në gju, i ka shërbyer Peruzzit për të shkruar letrën e dorëheqjes, e cila nuk është firmosur ende. Marrëdhënia me punëdhënësin e tij nuk po përjeton momentin e saj më të mirë dhe një bisedë telefonike mes palëve, që nuk përfundoi siç dëshironte ish-portieri, mund të ketë qenë akti i fundit.

Kërkesa për më shumë hapësirë veprimi nga njëra anë dhe bezdia nga kërcënimet e shumta për dorëheqje nga ana tjetër, kësaj here duket se çuan në thyerje të raportit. Për të qenë zyrtare lëvizja, mungon firma, por pas pesë vitesh Peruzzi – gjithmonë afër grupit të ekipit – duket i gatshëm të largohet nga Lazio dhe miqësia me Igli Taren në këtë rast nuk bën punë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *